Rumeysa Gelgi nga Turqia, dy metra dhe 15 centimetra e gjatë, është gruaja më e gjatë në botë dhe kështu edhe një herë hyri në Librin e Rekordeve Guinness, raporton Anadolu Agency (AA).
Gelgi, 24 vjecce nga Karabuk, u diagnostikua me sindromën Weaver, dhe në një intervistë për AA ajo kujtoi se në vitin 2014 ajo mori titullin adoleshentja më e gjatë në botë.
Ajo tha se aplikoi për një matje të re dhe marrjen e titullit të gruas më të gjatë në botë.
“Lartësia ime u mat përsëri. Rekordi është konfirmuar. Jam krenar që jam mbajtës rekordi botëror për herë të dytë,” tha Gelgi.
Gelgi ishte dy metra dhe 13 centimetra e gjatë në 2014, dhe lartësia e saj në matjen e fundit ishte dy metra dhe 15 centimetra. /tesheshi.com/