Një foto e rreme u postua në internet me synimin e goditjes së aktivistes së klimës, adoleshentes suedeze Greta Thunberg. Ajo u postuar në Tëitter nga djali i presidentit brazilian Jair Bolsonaro, Eduardo Bolsonaro.
Aty shihet 16-vjeçarja Thunberg duke ngrënë në tren, ndërsa fëmijë të varfër pranë saj rrijnë dhe e vështrojnë. Në foton origjinale, Thunberg është ulur dhe po ha në tren, ndërsa pemët e jo fëmijët, shihen përmes dritareve. Është për t’u supozuar se fotografia e rreme kërkonte të tregonte se Thunberg kishte mungesë ndjenjash dhe konsiderate për fëmijët e varfër.
Përveç fotografisë së postuar, djali i presidentit brazilian shkroi si vijon: “‘Ju më vodhët fëmijërinë time’,tha vajza, e cila mbështetet nga George Soros”.
Fotografia e rreme është një nga reagimet e shumta të atyre që nuk e mbështesin aktivisten adoleshente. Pjesa më e madhe e reagimit erdhi pas fjalimit të saj në Kombet e Bashkuara në 23 shtator.
Shumë teoricienë të teorive të komplotit nga krahut i djathtë janë të bindur se Soros është në pararojë të të gjitha organizatave liberale në botë që kërkojnë të kenë ndikim global. E sipas tyre, edhe Greta është një produkt Sorosi.
Eduardo Bolsonaro mohoi që ai të kishte postuar një lajm të rremë, duke shkruar në Tëitter se ishte një shaka dhe jo “lajm i vërtetë”. /tesheshi.com/