Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

    Bukuria qe vret: tragjedi skijimi në zemrën e Europës

    Bukuria qe vret: tragjedi skijimi në zemrën e Europës

    Pamje: një tërmet shkatërrues godet Turqinë dhe Sirinë

    Pamje: një tërmet shkatërrues godet Turqinë dhe Sirinë

    Tmerr: zjarri në motorin e një Boeing-u rus me 321 pasagjerë

    Tmerr: zjarri në motorin e një Boeing-u rus me 321 pasagjerë

    Nafta ruse, jo më në BE

    Nafta ruse, jo më në BE

    Pasojat e ndryshimit të klimës: si po thahet një liqen me famë

    Pasojat e ndryshimit të klimës: si po thahet një liqen me famë

    Izraeli refuzoi trajtimin e pacientëve me kancer në Gaza

    Izraeli refuzoi trajtimin e pacientëve me kancer në Gaza

    Papa, me refugjatët në Sudanin e Jugut: Unë vuaj me ju

    Papa, me refugjatët në Sudanin e Jugut: Unë vuaj me ju

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Greqinë e fundosi skema e pensioneve. Flet eksperti: ja fati i emigrantëve shqiptarë në këtë mes

Nga te Sheshi
12/07/2015
në Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Greqinë e fundosi skema e pensioneve. Flet eksperti: ja fati i emigrantëve shqiptarë në këtë mes

Pensionistët janë shtresa më e prekur nga kriza në Greqi, por në një farë mënyrë edhe “fajtorët” e kësaj krize. Të paktën ky është analizimi që i bëjnë ekspertët situatës në Greqi, e cila paralelisht me qytetarët grekë, prek edhe qindra familje shqiptare në emigrim.

Naim Balluku, specialist në fushën e pensioneve, njohës i mirë i çështjeve të pensioneve të emigrantëve në Itali dhe në Greqi, shpjegon pasojat që ka dhënë në krizën greke skema e sigurimeve shoqërore, e cila sipas tij është keqmenaxhuar ndër vite dhe po i jep efektet sot.

Nga ky keqmenaxhim dhe informalitet i lartë rrezikojnë që edhe shqiptarët që kanë punuar atje për vite të tëra të mos marrin pension, apo të marrin një pension të pjesshëm që do të jetë fare minimal për të përballuar jetesën e tyre kur të plaken.

Por sa e lartë është barra që i shkakton buxhetit grek skema e pensioneve? Ku ka çaluar ajo dhe sa i rrezikon emigrantët tanë? Çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar për të përballuar dhe riintegruar emigrantët që do kthehen? A i rrezikojnë ata kursimet që kanë në bankat greke?

Për të gjitha këo, dhe çështje të tjera flet në këtë intervistë për ne specialisti Naim Balluku…

Bisedoi: Entela Canaj 

Naim Balluku

Z.Balluku, në Shqipëri po vazhdon të ndihet gjithnjë e më shumë paniku i krizës greke. Pensionet e emigrantëve shqiptarë por edhe të vet grekëve flitet se janë në rrezik. Ju si ekspert i kësaj fushe si e shpjegoni këtë situatë në Greqi, dhe sa defiçitare rezulton skema e sigurimeve shoqërore në vendin fqinj?

Një nga shkaqet e krizës greke është edhe sistemi i sigurimeve shoqërore. Është krijuar një gropë që po thith shumë fonde nga të ardhurat e Greqisë. Statistikat e fundit tregojnë se 50 % e të ardhurave derdhen për efekt të sigurimeve shoqërore që kapin rreth 17.7 % të GDP-së. Po kështu vetëm financimi nga buxheti i shtetit përveç atyretë  kontributeve të derdhura është 14 mld euro, që ka qenë në vitin 2014, një shumë tepër e madhe. Pra ka një keqmenaxhim të skemës së sigurimeve shoqërore që ka ardhur së pari nga pensionet e parakohshme. Para disa viteve dilnin në pension të parakohshëm mosha të reja në Greqi, po kështu ishin pensionet për punët e vështira nga grekët, ku hynin edhe parukierët edhe disa punë zyrash që dilnin 55 vjeç në punë, pra me 25 vite punë. Po problem ka qenë edhe informaliteti në fushën e pensioneve, ku ka rezultuar që vetëm në dekadën e fundit ka pasur pensione false që kapin shifrën e 8 miliardë eurove.

Pra nisur nga sa analizoni ju ka pasur një keqmenaxhim të skemës së pensioneve në Greqi, si dhe informalitet, nga e cila vuajnë edhe emigrantët shqiptarë?

Po. Në keqmenaxhim ka ndikuar edhe koeficienti i zëvendësimit; pra raporti i pensionit që del me pagën që kishe para daljes në pension, ky raport ishte tepër i lartë 95 %, që do të thotë nëse një person e kishte pagën 1 mijë euro merrte 950 euro pension. Pastaj informaliteti zinte 30 % të GDP-së, sidomos te emigrantët sepse grekët e rinj në moshë nuk punojnë në punë të çfarëdoshme dhe këtë punë e zëvendësojnë emigrantët. Grekët, duan punë zyre të kualifikuara, dhe gjithë punët e vështira i bënin emigrantët tanë, edhe pa sigurime. Duke qenë se ne ndjekim vazhdimisht edhe Italinë, në Itali janë rreth 502 mijë shqiptarë dhe janë të siguruar 260 mijë me sigurime shoqërore. Ndërsa në Greqi edhe pse nuk ka evidenca të sakta, janë siguruar gjithsej vetëm 85 mijë. Imagjinoi çfarë raporti, dhe vetëm nga puna e papaguar dhe e paregjistruar për emigrantët është llogaritur që janë 24 % e GDP-së; pra vetëm nga puna e pallogaritur e emigrantëve.

Po mplakja e popullsisë sa e agravon krizën ekonomike?

Shumë, dhe konkretisht popullsia në Greqi po plaket. Nga evidencat e fundit rezulton se 20.5 % e popullsisë rezulton se është mbi moshën 65 vjeç dhe ka ritme shumë të larta dhe dhe së shpejti do të ndodh që 1/3 e popullsisë së Greqisë do të jetë mbi 65 vjeç; një popullsi e mplakur ku pjesa më e madhe janë me pensione, ku pjesa më e madhe marrin pension nga mosha 50 deri në 59 vjeç, kështu që është krijuar një gropë tepër e madhe dhe tepër e vështirë për t`u menaxhuar.

Sa është niveli i papunësisë në Greqi?

Duhet thënë se drejtimi i punës në Greqi ndryshon nga të gjitha vendet evropiane dhe tani fokusi është te vetpunësimi, bizneset familjare kryesisht në bujqësi, ku punësohen edhe emigrantët tanë, por me një informalitet jashtëzakonisht të lartë që ka kjo punë familjare; dhe ata kanë 3 herë më shumë të punësuar se mesatarja e Evropës. Problemi janë emigrantët tanë; si në momenton ku jetojnë në Greqi, edhe kur kthehen. Papunësia në Greqi është tepër e madhe dhe zë 25.7 %, por ajo reale është edhe më e madhe pa llogaritur emigrantët e paregjistruar, dhe sidomos tek të rinjtë që është  51 % niveli i papunësisë, më shumë se gjysma. Emigrantët tanë kanë humbur punët, kursimet e tyre janë të rrezikuara, bankat janë bllokuar…

emigrantet

Rrezikojnë emigrantët tanë të mos i marrin lekët që kanë në banka, të paktën në momentin që duan të kthehen në Shqipëri?

Kjo do varet shumë nga vendimi që do marrin kreditorët; që kanë kërkuar së pari shpëtimin e pagave dhe pensioneve; kohëzgjatjen e moshës së pensioneve, dhe vjetërsisë në punë në mënyrë që të fillojë një fazë ristabilizimi. Por emigrantët tanë po harxhojnë dhe ato kursimet që kanë grumbulluar atje, në Shqipëri kanë shitur dhe ato se ç`kanë pasur, dhe do bëhen barrë për shtetin. Kthimi i tyre ka nisur më herët. Këto vitet e fundit janë kthyer 160 mijë emigrantë ku 90 % janë nga Greqia. Por edhe këtu ata ndeshen me shumë probleme, si  me papunësi të lartë, që ka gjasë të shtohet edhe më shumë; por ka edhe probleme të tjera sociale si shkolla e fëmijëve, strehimi, fond për ndihmën sociale, gjëra që duhet t`i zgjidh dhe mundësojë shteti për këta emigrantë.

Po pensionet në të ardhmen sa rrezikohen?

Pjesa më e madhe  e këtyre emigrantëve që kthehen janë një brez që do ngelen pa pension. Rrezikojnë pasi në Greqi për të marrë pension pleqërie duhen 4500 ditë pune që është baraz me 15 vite, dhe këto rrallë i kanë. Por edhe në Shqipëri duhen 15 vite për pension të pjesshëm. Pjesa më e madhe iu takojnë pensione të pjesshme, se si plotësojnë kriteret për më shumë.  Mirëpo një pension kaq i vogël nuk mjafton për jetesën e tyre. Nga ana tjetër kjo situatë e shtyn gjithnjë e më shumë mundësinë  e lidhjes së një marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë që pritet prej kaq vitesh nga emigrantët tanë. Kjo krizë e shtyn edhe më shumë këtë marrëveshje.

Si mund të arrihet riinetgrimi i këtij fluksi emigrantësh që pritet të kthehen, cili është roli i shtetit në këtë drejtim dhe i vetë emigrantëve?

Unë them se kthimi i emigrantëve mund të karakterizohet edhe nga zhvillime pozitive si për shembull hapja  e bizneseve këtu falë përvojës që ata kanë marrë në emigracion, por kjo duhet të shoqërohet me masa dhe lehtësira nga shteti ynë për integrimin e tyre: subvencione, reduktim taksash etj. Megjithatë jo të gjithë mund të kthehen, besoj gjysma pasi kanë humbur vendet e punës, mbarojnë kursimet dhe s’kanë mundësi të rrinë atje, por sytë e tyre janë nga shteti këtu. Kjo krizë e ka dëmtuar shumë Greqinë dhe emigrantët, dhe do shumë kohë të rikuperohet. Pensioni mesatar në Greqi është 750 euro dhe ka kosto të madhe për shtetin. Edhe raporti ndërmjet pensionistëve dhe kontribuesve po përkeqësohet vazhdimisht pasi janë 2 milionë e 500 mijë ndërkohë që janë në punë 3 milionë e 500 mijë grekë kështu që raporti është 1.33 punëtorë për një pensionist. Po edhe skema jonë në Shqipëri është në vështirësi, por problemi ynë është se së pari ne i kemi pensionet të vogla, dhe financimi i shtetit nuk është kosto e madhe si në Greqi, por sidoqoftë skemat e pensioneve janë në vështirësi në pothuajse të gjitha vendet e Evropës, sepse mbështet te kontribuesit, dhe këta po zvogëlohen sepse ka mplakje të popullsisë në Evropë. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?
Shkencë & Jetë

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

06/02/2023
Avokatia e radhës e Françeskut për homoseksualët
Sociale & Shoqëri

Avokatia e radhës e Françeskut për homoseksualët

06/02/2023
Pasojat e ndryshimit të klimës: si po thahet një liqen me famë
Afrika

Pasojat e ndryshimit të klimës: si po thahet një liqen me famë

05/02/2023
Lajme të tjera
Nga Redi SHEHU: Hipokrizia e facebook-ut

Nga Redi SHEHU: Hipokrizia e facebook-ut

Keqpërdorimi i makinave zyrtare në Kosovë: asnjë evidencë për kilometrat dhe karburantin e harxhuar

Keqpërdorimi i makinave zyrtare në Kosovë: asnjë evidencë për kilometrat dhe karburantin e harxhuar

Bruksel, anulohet samiti i liderëve për Greqinë, negociatat më të vështira nga sa pritej

Bruksel, anulohet samiti i liderëve për Greqinë, negociatat më të vështira nga sa pritej

TË FUNDIT

Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

5 minuta Më parë
Tërmeti, SHBA i bëhet “vëlla” Turqisë

Tërmeti, SHBA i bëhet “vëlla” Turqisë

8 minuta Më parë
Fyerje të reja raciste ndaj Vinicius

Fyerje të reja raciste ndaj Vinicius

20 minuta Më parë
Bërnabiq, kërkimfalje për Kosovën

Bërnabiq, kërkimfalje për Kosovën

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

06/02/2023
Avokatia e radhës e Françeskut për homoseksualët

Avokatia e radhës e Françeskut për homoseksualët

06/02/2023
Pasojat e ndryshimit të klimës: si po thahet një liqen me famë

Pasojat e ndryshimit të klimës: si po thahet një liqen me famë

05/02/2023
Si Metaverse do ta revolucionarizojë arsimin në botë

Si Metaverse do ta revolucionarizojë arsimin në botë

05/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist