Opozita ka zhvilluar sot disa denoncime në seri, si ndaj ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ashtu ndaj nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj.
Kodheli akuzohet se i ka dhënë tenderin për të regulluar godinën e Ministisë së Mbrojtjes një kompanie pastrimi. Depuetja e PD-së, Liljana Elmazi deklaroi se “Mimi e nisi rikonstruksionin e godinës pa marrë leje, dhe për më tepër kriteret ishin vendosur sipas firmës që ishte parackatuar si fituese, dhe firma fituese është një kompani pastrimi ku punonjësit e saj janë regjistruar si fshesarë”.
Por Ministria e Mbrojtjes është mbrojtur duke thënë se nuk janë të vërteta akuzat.
Gjithashtu, PD-ja me anë të Grida Dumës ka akuzuar qeverinë se i ka dhënë tenderin e trajnimit të punonjësve të OSHE-së, djalit të Valentina Leskajt, Besnikut. Por OSHE ka thënë në një deklaratë se gjithçka është e gënjeshtër, pasi Leskaj është tërhequr nga tenderi…
/tesheshi.com/