Pas grabitjes së miliona parave në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, policia po vijon hetimet për kapjen e autorëve, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim të majmë për të gjithë ata që japin informacione në lidhje me grabitësit.
Ndërsa puna për kapjen e autorëve vijon, pranë makinës së djegur, me të cilën u kryer grabitja, është gjetur një paruke si dhe disa sende personale.
Këto të dhëna janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet e grabitjes në aeroportin e Rinasit, ku një Benz ngjyrë vishnje, arriti të vjedhë paratë e një banke të nivelit të dytë, teksa po transportoheshin drejt avionit, për t’u transferuar në Austri./tesheshi.com/