Me anë të një statusi pak të gjatë në FB, deputeti Erjon Braçe iu është përveshur si bankave, si policive private, e në fund dhe policisë së shtetit.
Duke komentuar grabitjen më të fundit në aksin Qafë Kashar – Rinas, deputeti socialist, ka thënë se tashmë policia nuk ka pse mirëkuptohet më.
“Nuk ka me asnje mirkuptim per policine e Tiranes pas kaq ngjarjeve pa autore apo me autore te indentifikuar por jashte ketij vendi.
Duhen mend, guxim e vullnet per te goditur fort, deri ne qindarken e fundit krimin”, shprehet Braçe për dikasterin e drejtuar nga Saimir Tahiri.
Ndërsa teksa analizon shoqërisë private të sigurisë, Braçe lë të kuptuar se “lepuri” i këtyre grabitjeve mund të fshihet dhe tek vetë ato.
“Mesa duket kjo e bankave eshte nje organizate kriminale e forte dhe tani me shume para; te mjaftueshme per te blere informacionin qe rrjedh lehtesisht ne banka, informacionin qe rrjedh lehtesisht ne kompanite e ruajtjes fizike, te mjaftueshme per te blere transportin me makina te papershtatshme dhe clirimin e transportit nga cdo mase sigurie”, thotë pra deputeti socialist, ku në fjalinë e fundit aludohet për një lojë të pisët të vetë policive private.
Braçe nuk le pa fshikulluar dhe bankat, që sipas tij nuk e kanë për gjë të luajnë me imazhin e tyre duke pajtuar shoqëri sigurimi me kosto të ulët.
Une nuk arrij te kuptoj cfare ben e me cfare merret drejtori i sigurise se nje banke!!
Une nuk arrij te kuptoj cfare ben e me cfare merret zevendesdrejtori qe merret me mbikqyrjen dhe operacionet e perditshme te nje banke!!
Natyrisht, kur nuk merrem me sigurine e informacionit se pari e me pas, me sigurine e cdo operacioni ditor te bankes.
Bankat jane gjithnje te qeta per shkak te sigurimit te cdo transferte parash dhe kaq.
Po per imazhin a po kujdesen? Zero!
Lajmet per cmimin e fituar ketu e aty, rrenohen nga vjedhje si ajo e djeshmja, e perseritur.
Dhe banka eshte edhe imazh!”, shkruan pra deputeti i majtë. /tesheshi.com/