Austrian Airlines, në avionin e të cilit u grabitën afro 10 milion euro, ka vendosur që të mos kryejë më transport parash.
Zëdhënësja e kompanisë, Tanja Gruber tha në një deklaratë se do të ndërpriten transferimet e mëtejshme në këtë formë me Tiranën.
“Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Por si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë”, theksoi zëdhënësja. /tesheshi.com/