Teknologjia “Goli i vijës” duket se nuk po kryen edhe aq shumë punë në Ligën Angleze të futbollit. Në ndeshjen ndërmjet West Ham United dhe Chelseas, gjyqtarët i tradhëtoi teknologjia, deri sa goditja e futbollistiti Kurt Zouma dukej se kishte kaluar vijën e portës.
Trajneri portugez, Jose Mourinho mbeti në këmbë për të protestuar, por ishte ora e arbitrit ajo që nuk po e sinjalizonte golin. Më pas në pamjet filmike është vërtetuar se topi ka kaluar vijën e golit, por jo mjaftueshëm sa për ta ndezur orën e arbitrit.
Chelsea e humbi ndeshjen 2-1 dhe besimin në teknologjinë e gollit, ndërkohë humbi edhe trajnerin Jose Mourinho që u përjashtu nga loja dhe tani pritet sigurisht dënimi i tij.
/tesheshi.com/