Një tjetër gjyq ndaj ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy filloi të mërkurën në Paris, dy javë pasi u dënua për korrupsion në një çështje të veçantë. Kësaj here ai akuzohet për financimin e paligjshëm të një fushate të tij zgjedhore
Por Sarkozy, 66 vjeç, nuk u paraqit në gjykatë.
Ish-presidenti francez akuzohet se ka shpenzuar 20 milion euro më shumë sesa lejohet ligjërisht në fushatën zgjedhore për mandatin e ri 2012.
13 persona të tjerë u akuzuan gjithashtu për mashtrim ose ndihmë.
E ashtuquajtura çështje Bygmalion, e emëruar sipas agjencisë së komunikimit të përfshirë në çështje, përfshin lëshimin e faturave false, për të mbajtur kostot e fushatës së Sarkozy nën pragun ligjor prej 22.5 milion euro.
Vendimi pritet në mes të prillit.
Sarkozy, i cili udhëhoqi Francën nga 2007 në 2012, përballet me një vit burg dhe një gjobë prej 3,750 euro.
Ish-presidenti u dënua para pak ditësh me tre vjet burg, dy prej të cilëve u pezulluan. /tesheshi.com/