Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thacit President.
Në të thuhet se “Gjykata vëren se parashtruesit nuk kane paraqitur ndonjë argument në lidhje me përmbajtjen e vendimit të kontestuar”.
Në këtë mënyrë Thaçit i hapet rruga për tu ulur në zyrën e presidentin pa pasur probleme ligjore.
Në fillim të muajit mars tri partitë opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kishin dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën e cila kontestonte zgjedhjen e Hashim Thaçit, president të Kosovës.
Opozita vlerësoi se janë shkelur procedurat në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit. Një nga shkeljet e detektuara sipas opozita është prania e 120 deputetëve në sallë e në fakt, aty ishin 119, ngaqë Ramush Haradinaj ka dorëzuar mandatin një seancë më herët.
Në linkun më poshtë mund të lexoni vendimin e plotë të Kushtetueses:
http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjk_ko_47_16_shq.pdf
/tesheshi.com/