Një muaj burg për aktivistët e opozitës së Kosovës që kanë protestuar kundër arrestimit të deputetëve. Ky ka qenë vendimi që ka dhënën Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj 17 personave që u arrestuan në protestën e opozitës.
Këtë masë e ka kërkuar Prokuroria, duke i rënduar të arrestuarit me akuzat për “pjesëmarrje në turmë” dhe “huliganizëm”.
Protesta e opozitës përshkallëzoi në dhunë pas arrestimit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, të cilës po ashtu i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh për veprimet e saj në ambjentet e Kuvendit të Kosovës./tesheshi.com/