Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka emëruar sot 6 gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Apelit për të zgjidhur ngërçin e krijuar në këtë gjykatë.
6 gjyqtarët e rinj të emëruar sot janë Fjoralba Prifti, Bari Shyti, Enkeleda Softa, Arjan Qafa, Bernina Kondi dhe Amarildo Laci.
Në mbledhjen e datës 15 janar 2015, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pas shumë diskutimesh, u votua pro propozimit të ministrit për shtimin e një numri prej gjashtë gjykatësish, të cilët pritet të nisin nga puna për pak ditë. /tesheshi.com/