Pastrimi i tualetit mund të jetë një nga problemet më kryesore të një zonje shtëpie. Në tualet ndodhet pjesa më e madhe e baktereve dhe mikrobeve, ndaj pastrimi i tij është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithë familjes.
Edhe pse mund ta pastroni me shumë kujdes, përsëri në fund shpesh ndodh që të vini re papastërti të vogla, të cilat nuk duhej të ishin aty ku janë. Më poshtë do t’ju tregojmë një ide shumë të mirë për të shpëtuar nga çdo problem ne tualet.
Gjithçka që ju duhet është një qiri. Pasi të keni pastruar pajisjet e tualetit si çdo herë, përdorni një qiri normal që mund ta gjeni në çdo dyqan.
Me fundin e qiririt fshini disa herë pllakat apo pjesët ku vini re se ka papastërti që nuk keni mundur t’i hiqni edhe pse keni larë. Përqendrohuni më së shumti në zonat të cilat janë shpesh në kontakt me ujin, pasi ato janë më delikatet. Në videon më poshtë e keni të detajuar se si mund ta realizoni këtë proces./tesheshi.com/