Gjiganti gjerman i industrisë së automobilave, Mercedes-Benz, është kompania e fundit e madhe që vendosi të largohet nga Rusia, raporton AP.
Prodhuesi kryesor i makinave njoftoi se do të tërhiqet nga tregu rus dhe do të shesë aksione në filialet e tij industriale dhe financiare investitorëve vendas.
Është prodhuesi i tretë i madh i makinave që largohet nga Rusia pasi ky vend filloi një luftë në Ukrainë.
Përpara Mercedesit, të njëjtën gjë bënin edhe Nissan japonez dhe Renault francez. /tesheshi.com/