Kompania ajrore “Gjermania” paraqiti zyrtarisht një kërkesë për hapjen e procedurave të falimentimit dhe si arsye u theksuan çmimi i lartë i karburantit dhe një dollar i fortë kundrejt euros.
Në një deklaratë nga kjo kompani, është njoftuar se të gjitha fluturimet e kompanisë janë anuluar që nga mbrëmja dhe se të gjithë punonjësit janë të informuar për këtë.
Udhëtarët që udhëtonin më parë përmes kësaj kompanie u ftuan të kontaktojnë operatorët e udhëtimit dhe u theksua se ata që blinin direkt një biletë nëpërmjet “Gjermania”-s, “nuk kanë mundësi të kërkojnë udhëtime alternative”.
Karsten Balke, drejtor i kompanisë, tha se “Gjermania” nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të kërkonte një procedurë falimentimi pasi ajo filloi “problemet afatshkurtra të likuiditetit”.
“Gjermania” udhëtonte pothuajse prej 30 vjetësh në vendpushimet e famshme bregdetare në Mesdhe, Afrikë Veriore dhe Lindjen e Mesme. Kompania, e cila kishte një xhiro vjetore prej rreth katër milionë pasagjerësh, bënte fluturimet e saj me 18 aeroporte evropiane.
Në aspektin e madhësisë, linja ajrore e dytë gjermane dhe e shtatë evropiane “Air Berlin” deklaroi falimentimin qënë gusht 2017 për shkak të problemeve ekonomike që kanë vazhduar që nga viti 2008. “Air Berlin” transportonte 30 milionë pasagjerë në vit. /tesheshi.com/