Me 340 vota pro dhe 16 abstenime, Gjermania i ka thënë “Po” Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore për çeljen e negociatave me BE.
Për këtë të fundit rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave ndërsa për Shqipërinë me 9 kushte.
Ambasadori i BE-së Ligi Soreca ishte ndër ata që e dha si lajm, me nëntekstin e një gëzimi diplomatik, duke shkruar në një status në Twitter: “Bundestagu votoi në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe M.Veriut”. /tesheshi.com/