Qeveria e Kosovës do të marrë 20 milionë euro për projektet e vitit 2014 – 2015 nga Gjermania. Kjo marrëveshje për bashkëpunim teknik është nënshkruar sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendës – ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen.
Ministri Hoti tha se me këto mjete do të mbështeten sektorët për reformë në drejtësi, arsim, punësim të të rinjve duke i integruar ata në tregun e punës.
Ndërsa zëvendës-ambasadorja gjermane tha se kjo mbështetje i mundëson Kosovës integrimin në Bashkimin Evropian. /tesheshi.com/