Një anije e quajtur Sam Ratulangi PB 1600, e që ka lundruar nën flamurin indonezian, u bllokua në bregdetin pranë qytetit më të madh të Myanmarit, Yangon.
Bëhet fjalë për një anije mallrash e mbuluar me ndryshk e cila u zbulua disa ditë më parë nga disa peshkatarë.
Për herë të fundit, Sam Ratulangi PB 1600 është parë jashtë brigjeve të Tajvanit në vitin 2009, kur u njoftua një rast i një anijeje të braktisur.
Pasi u bllokua në breg, policia u ngjit në anije dhe pa se nuk kishte askënd në të.
Ata ranë dakord se ajo ishte një “anije fantazmë”.
Siç është mësuar, anija ka qenë e një një kompania malajziane, dhe sipas disa të dhënave, anija ishte në rrugë drejt një kantieri në Bangladesh për ta shkatërruar atë atje.
Por pasi u kapën nga një stuhi, 13 detarë u larguan nga anija për të shpëtuar veten. /tesheshi.com/