Është gjetur i pajetë në banesën e tij në Prishtinë biznesmeni i njohur Fehmi Gashi, pronar i shtëpisë së modës “Charlie”, e cila operon në disa pika shitjeje në kryeqytet.
42 vjeçari është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në orët e paradites.
Policia nuk ka bërë me dije nëse vdekja e tij është e dyshimtë apo jo, ndërsa as familjarët nuk kanë përmendur nëse biznesmeni kishte pasur probleme shëndetësore.
Megjithatë, prokuroria e Prishtinës dhe njësia e hetimeve rajonale ka nisur ta hetoj vdekjen e tij, pa dhënë detaje për media. /tesheshi.com/