Ideja se ka “genocid” ndaj fermerëve të bardhë në Afrikën e jugut dikur ishte “provinca”e teorive konspirative por, falë promovimit të medias “News Corp”, ajo është zhvendosur në mbretërinë e realitetit.
Fox News foli në një programet e veta, sërish, për masakrën e dyshuar ndaj fermerëve të bardhë jug-afrikanë. Në Twitter, Donald Trump la të kuptohej se ai po e shihte emisionin. Postimi i presidentit apelonte për studim të mëtejshëm të rastit, po ai e trajtoi “vrasjen masive të fermerëve” si një fakt të kryer, kur raportimet tregojnë se kundrejt një panorame të nivelit përgjithësisht të lartë të vrasjeve në Afrikën e Jugut, nuk ka prova se fermerët e bardhë po shenjestrohen në mënyrë specifike.
Por, postimi i Trump erdhi si fund i një procesi të gjatë ku ideja e së djathtës ekstreme për “gjenocid të bardhë” në Afrikën e Jugut u promovua për t’u pranuar si fakt, duke u nxjerrë që nga faqet online dhe forumet e së djathtës ekstreme drejt raportimeve në median kryesore dhe më pas drejt propozimeve politike.
Mjetet mediatike të “News Corp” kanë luajtur një rol të pamatshëm në këtë proces.
Teoria konspirative e “genocidit të bardhë” ka qenë markë e racistëve të së djathtës ekstreme për dekada. Ideja ka marrë shumë forma, por të gjitha ato imagjinojnë që ekziston një komplot për të zëvendësuar, zhvendosur apo thjesht për të likuiduar popullsitë e bardha.
Afrika e Jugut dhe Zimbabve në mënyrë të veçantë kanë tërhequr fantazinë e së djathtës ekstreme për shkak se në mendjen e nacionalistëve të bardhë, këto vende tregojnë se çfarë ndodh me minorancat e bardha kur ato humbasin kontrollin e vendeve që qeverisnin dikur.
Agresori i Charleston, Dylann Roof ishte i fiksuar si shumë supremacistë të tjerë të bardhë me “Rodezinë”, siç njihej Zimbabve kur sundohej nga të bardhët. Ashtu si raportoi “Christian Science Monitor” pas masakrës që ai kreu, fatet e të dyjave vendeve mbahen “si prova e inferioritetit rracor të të zinjve, dhe pozicioni në rënie i të bardhëve paraqitet si një genocid në vazhdim që duhet luftuar”.
Mbrojtja më e fundit për afrikano-jugorët në të djathtën ekstreme raciste është ngritur në lidhje me lëvizjet e qeverisë për reformën e tokës dhe ka disa ndërmarrje të së djathtës ekstreme për këtë çështje.
Një figurë kyçe në këtë përpjekje është Simon Roche, anëtar i lartë i milenialistëve, grupit të nacionalistëve dhe mbijetuesve të bardhë “Suidlanders”, të cilët sipas vetë fjalëve të tyre ekzistojnë “për të përgatitur një minoritet afrikano-jugor të krishterë protestant për revolucionin e ardhshëm të dhunshëm”, apo luftën rracore.
Në vitin 2017, Roche udhëtoi shpesh në Shtetet e Bashkuara dhe përtej tyre për të promovuar idenë që të bardhët në Afrikën e Jugut ndodheshin nën sulm, dhe në rrezikun e spastrimit etnik.
Roche u shfaq jo vetëm në konferenca të së djathtës ekstreme si “Rilindja Amerikane” dhe një sërë transmetimesh të të gjitha llojeve të grupimeve“alt-right”, por edhe në intervista me figura të rëndësishme e me audienca të përziera.
Gjatë fundit të vitit 2017 dhe fillimit të vitit 2018, ideja e gjenocidit mbi të bardhët e Afrikës së Jugut u mor në konsideratë dhe u zhvillua nga figura më brenda rrymës.
Ann Coulter promovoi idenë që fermerët e bardhë ishin “refugjatët e vetëm realë” në një ripostim të nacionalistes së bardhë, Tara McCarthy. Pretendimi i Tucker Carlson në mars që Afrika e Jugut po “shpërbëhej” për shkak të procesit të reformës së tokës u ripostua me zell nga rrethet Trumpiste. Mbahet mend vizita e Katie Hopkins në Afrikën e Jugut në përgatitje për një dokumentar mbi këtë subjekt. Dhe figura të tjera, i mbajtën ison.
Ndërkohë, u shfaqën peticione që apelonin presidentin Trump t’u jepte statusin e emigrantëve specialë fermerëve të bardhë, e disa prej tyre morën firmat e mijëra personave.
Në mars, masakra e dyshuar ndaj fermerëve u bë subjekt i një fushate nga tabloidët e News Corp në Australi.
Pikërisht si parapërgatitje për reagimin e Trump, ndërhyrja e News Corp bëri që ministri i Brendshëm i asaj kohe, Peter Dutton, to nxirrte një propozim jetëshkurtër për dhënien e trajtimit preferencial të emigrantit për fermerët e bardhë. Lëvizja u vlerësua fort nga nacionalistët e bardhë në forume të tilla si Stormfront, dhe u citua nga elementët e krahut të djathtë të të gjitha nuancave si provë për rëndësinë e çështjes. Roche dhe Suidlandërsat pretenduan merita për këtë zhvillim.
Marshimet në disa qytete australiane tërhoqën me qindra njerëz që demonstruan në mbështetje të fermerëve afrikano-jugorë dhe tërhoqën madje edhe politikanë, disa prej të cilëve edhe nga partia Liberale në qeverisje. Në Shtetet e Bashkuara, politikanët u raportua se patën takime me anëtarë të grupeve të tjera afrikanere në lidhje me çështjen.
Prej asaj kohe, Lauren Southern, që u bë një nga gjetjet e famshme të së djathtës ekstreme, ka përfunduar dhe promovuar një dokumentar mbi çështjen, të titulluar “Fermat”. Ky film ishte kryeqendra e turit të saj të fundit në Australi. Southern dhe avokatia e saj ndaj çështjes morën promovim intensiv nga mjetet e News Corp.
Një shfaqje e saj në televizion së fundmi, tregoi sesa e rëndësishme po bëhet çështja për të mëdhenjtë e medias së djathtë amerikane.
Një emision i tërë iu kushtua prezantimit të saj tek 11 milionë dëgjuesit e radios para të cilëve ajo foli për udhëtimet e saj në Afrikën e Jugut. Savage që përshkruhet rregullisht si një prej drejtuesve radio-fonikë me më shumë ndikim në SHBA, e përshkroi në mënyrë të përsëritur situatën si “gjenocid”. Kur Southern u pyet sesi mund të mbështeshin fermerët nga njerëzit e thjeshtë, ajo apeloi që ata të kontaktonin politikanët për çështjen. Savage po ashtu promovoi peticionin e vet ndaj Trump në emër të fermerëve.
Në të vërtetë, News Corp tashmë duket se përbën një pozicion kyç që idetë e së djathtës ekstreme të arrijnë deri tek qeveritë.
Ky zhvillim është festuar nga racistët e së djathtës ekstreme, por po ashtu i gjithë procesi me anë të të cilit “gjenocidi i bardhë” është shndërruar në një çështje të debatit më të gjerë publik.
Më herët këtë vit, një reklamim anonim për gjenocidin e bardhë të fokusuar nga “White Rabbit Radio” thoshte: “Kjo ishte provinciale pesë, dhjetë vjet më parë, gjenocidi i bardhë në Afrikën e Jugut. Tani është politikë qendrore”.
Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/