Julian Assange dukej si një “shkatërrim njerëzor” gjatë një telefonate në prag të Krishtlindjes nga burgu, sipas gazetarit britanik Vaughan Smith, duke përmendur se themeluesi i WikiLeaks kishte probleme të fliste dhe ndjehej sikur ai ishte droguar.
Assange u lejua vetëm një telefonatë për Krishtlindje nga burgu Belmarsh në Londrën jug-lindore gjatë Krishtlindjeve.
“Unë mendoj se ai thjesht donte disa minuta për të shpëtuar dhe për të sjellë përsëri kujtime të lumtura”, tha Smith, duke shtuar se pushtimet e fundit për Krishtlindje Assange i kaloi në shtëpinë e tij në 2010.
Thuhet se biseda e shkurtër ishte larg gëzimit, dhe gjendja e Assange ishte e përkeqësuas.
“Fjalimi i tij ishte i heshtur. Ai foli ngadalë”, tha gazetari.
“Julian është një person shumë i artikuluar dhe flet shumë qartë. Ai dukej i tmerrshëm, ishte shqetësuese ta dëgjoja”, shtoi Smith.
Megjithëse Assange nuk e tha me zë të lartë gjatë telefonatës, Smith tha që ai besonte se ishte nën efekt qetësuesësih, duke shtuar se të tjerët që e kishin vizituar atë më parë kishin të njëjtin mendim.
Smith nuk është i pari që e ngre këtë çështje, por autoritetet britanike nuk kanë pranuar të zbulojnë nëse Assange-it i jepen ilaçe psikotike në burg, duke këmbëngulur se ai nuk keqtrajtohej.
Sidoqoftë, duke pasur parasysh që ai ishte i vendosur në izolim për 23 orë në ditë, dhe kërkesat e shumë mjekëve për të ekzaminuar shëndetin e tij fizik janë refuzuar, Smith tha që ishte e vështirë për të që të besonte garancitë zyrtare. /tesheshi.com/