E përditshmja maqedonase “Slloboden Peçat”, e njohur si gazetë kritike ndaj dyshes së pushtetit VMRO-BDI, ka zgjedhur të tallet me intervistën e fundit të Ali Ahmetit në emisionin “360 shkallë” të televizionit,Alsat-M.
“Bo bo, s’do të kemi qeveri. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti shumë keq e brengosi Maqedoninë”, është titulli kryesor në ballinën e kësaj gazete, kushtuar deklaratës së liderit të BDI-së, ku tha se nëse nuk pranohen kërkesat e partisë së tij, , Maqedonia mund të mbetet pa qeveri.
Gallata e gazetës “Slloboden Peçat” me deklaratën e Ahmetit nuk përfundon me kaq, por teksti në ballinë është ilustruar edhe me fotografinë e një vajze gjysmë të zhveshur, duke shprehur habi dhe brengosje. /tesheshi.com/