Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gardhet me gjemba në Ballkan: kafshët e egra rrezikojnë zhdukjen nga pengesa e ngritur për refugjatët

by te Sheshi
11/08/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Gardhet me gjemba në Ballkan: kafshët e egra rrezikojnë zhdukjen nga pengesa e ngritur për refugjatët

Bilanci i kafshëve të vrara nga gardhi me gjemba, dizenjuar për të ndaluar emigrantët në Europë po rritet me shpejtësi në kufirin mes Sllovenisë dhe Kroacisë, ndërsa ka shqetësime se arinjtë, macet e egra dhe ujqërit mund të zhduken nga zona nëse barriera përfundon dhe përforcohet.

Edhe pse po rritet, bilanci i sorkadheve dhe drerit të kuq, është ende i vogël, por kjo kundërshtohet nga banorët lokalë që thonë se kafshët nuk numërohen si duhet.

Sllovenia e nisi ngritjen e barrierës përgjatë 180 kilometrave të kufirit lumor me Kroacinë, dimrin e kaluar, si një masë e përkohshme për të reduktuar fluksin e azilkërkuesve, pjesa më e madhe nga Siri, Iraku dhe Afganistani. Por bashkë me këtë, ka krijuar edhe një pengesë të madhe për lëvizjen e kafshëve përgjatë kufirit, në një nga qoshet më të pasura me jetë të egër në Europë.

Por, edhe pse kriza e emigrantëve është lehtësuar mjaft, ministria e Brendshme e Sllovenisë po kërkon të ndryshojë ligjin për të vazhduar ndërtiimin e gardhit mbrojtës, pavarësisht nga faktorët mjedisorë që mund të jenë pengesë.

Një zëdhënës qeveritar tha se ndërsa numri i refugjatëve ka rënë, “ka ende më shumë se 57 mijë emigrantë në Greqi. Situata në Turqi mbetet shumë e pasigurtë pas grushtit të shtetit. Ka krizë politike në Maqedoni, dhe një numër të madh emigrantësh që po grumbullohen në Serbi, e cila ka mungesa në kushtet e pritjes dhe strehimit. Gjithashtu, numri i njerëzve që udhëtojnë në rrugën e emigrantëve përgjatë Mesdheut drejt Italisë është rritur sërish”.

DRE NJOFTIM

Edhe pse gardhi ishte projektuar të ishte një masë e përkohshme, frika e zgjatjes së krizës u shtua kur qeveria sinjalizoi në dhjetor qëllimin e  saj për të rrethuar me gardh të gjithë kufirin prej 670 kilometra me Kroacinë.

Studiues nga universiteti i Ljubjanës thonë se disa tonë tela me gjemba po grumbullohen në një vend të hapur pranë barrakave ushtarake në kufirin me Kroacinë, gati të hapen përgjatë kufirit, sapo të jepet urdhëri.

Izolimi gjeografik do të vinte në rrezik mbijetesën e dhjetë tufave me ujqër që jetojnë në rajon, duke i dhënë fund kështu rrugëve qindravjeçare të migrimit për çiftim, e kjo sipas një studimi shkencor botuar në revistën “PLOS Bilologjia”.

Mishngrënës të tjerë mund ta pësojnë edhe më keq. Për macen e egër dinarike, ndërtimi i gardhit me tela me gjemba mund të jetë hapi i fundit që do ta çojë specien drejt zhdukjes.

Macja e maleve u rishfaq në malet Dinarike vetëm në vitin 1973, pasi aktiviteti njerëzor e kishte shfarosur.

Pjesa më e madhe e kafshëve të vrara nga teli me gjemba deri tani kanë qenë sorkadhe dhe drerë të kuq, por nuk dihet me siguri numri për shkak se duhen kontrolluar zonat e thella pyjore. Pjesë të gardhit janë mbuluar nga bimësia.

Pjesa më e madhe e drerëve mendohet se kanë ngecur në gardh, ndërsa ushqeheshin. Në momentin që bllokohen, ata e bëjnë situatën edhe më të vështirë në përpjekje për t’u larguar, dhe më pas ngordhin nga gjakrrjedhja ose lodhja.

Kërkime të reja thonë se 1500 arinjtë në rajon që numërohen prej një dekade mund të përgjysmohen.

Por gardhi me gjemba është i sikletshëm edhe për njerëzit që kanë shprehur shpesh kundërshtinë e tyre për shkak se u ndërpret aktivitetet e jetës së përditshme. DRE NE GARDH 1

“Gardhi ishte thjesht një dredhi psikologjike për të sinjalizuar partnerët kroatë se po bënim diçka”, thonë analistët sllovenë. Ndërsa ka teori lokale që e shpjegojnë gardhin se si përgjigje ndaj transferimit masiv të refugjatëve në vitin 2015 nga Kroacia, apo si përpjekje të Sllovenisë për të krijuar defacto një kufi jugor për Bashkimin Europian, dy vjet përpara se Kroacia të bashkohej me klubin e Shengenit.

Një zëdhënës i qeverisë kroate tha se gardhi ishte një “reagim në panik” nga ana e Sllovenisë por që ka shkaktuar dëm të madh për marrëdhëniet politike dhe jetesën e banorëve lokalë.

Zyrtarët thonë se për kafshët e egra që e kanë habitatin e tyre në zonën kufitare, gardhi me gjemba përbën një pengesë të pakapërcyeshme që u shkakton plagosje fatale të përditshme. Sipas tyre, nëse gardhi mbahet për dhjetë apo  më shumë vjet, pasojat afatgjata do të reflektohen edhe në kodin gjenetik të kafshëve.

Migrimi i kafshëve do të ndalet dhe kur të nisë mbushja me ujë e lumit Kolpa, gardhi do të mbulohet nga lumi dhe pasojat do të ndihen tek peshqit dhe turistët.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Rreziku që iu kanoset të gjithë atyre që punojnë gjatë turnit të natës

Rreziku që iu kanoset të gjithë atyre që punojnë gjatë turnit të natës

Zgjedhjet e Dibrës: Basha vendos një “peshë të rëndë” për kryebashkiak

Zgjedhjet e Dibrës: Basha vendos një “peshë të rëndë” për kryebashkiak

Gjithë ushqimet e pijet që një femër duhet të evitojë gjatë shtatzënisë

Gjithë ushqimet e pijet që një femër duhet të evitojë gjatë shtatzënisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni