Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fushatë shqiptare 2017: ja pse ishte më e qeta në 25 vjet

by te Sheshi
24/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Fushatë shqiptare 2017: ja pse ishte më e qeta në 25 vjet

Janë mbyllur 30 ditë fushatë zgjedhore, e cila si asnjëherë më parë ka qenë më e qeta në 25 vjet.

Në të gjitha herët kur ka pasur zgjedhje, militantët dhe të fortët e partive janë përplasur me njëri-tjetrin për një copë territor për të vendosur flamujt.

Ka pasur deri edhe plagosje, për një gjë që mund të zgjidhej fare mirë qetësisht, por urdhrat e egër vinin nga lart që të mos lëshohej pe dhe, kur ky urdhër shkonte poshtë në bazë, shumëfishohej vazhdimisht doza e egërsisë, që për militantët do të thoshtë një “ferman letal”.

Mund të thuhet pa drojë dhe e bazuar në realitet, se kjo fushatë është produkt total i dy politikanëve të rinj që nuk vijnë nga epoka e komunizmit, apo kulisave për rrëzimin e tij.

Është produkt i një marrëveshjeje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, të cilët treguan me vepra që duan t’i japin vendit një fushatë elektorale të njëjtë me vendet e tjera europiane.

Madje po të krahasosh fushatën elektorale në SHBA mes Hillary Clinton dhe Donald Trump, ajo ishte më e egër në retorikat e saj.

Mund të thuhet lehtësisht se mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha në fushatë i ka dhënë asaj një dimension më relaksues.

Thjesht kujtoni seancat e së enjtes. me dhe pa Berishën: kur ky i fundit mungonte, askush nuk dinte se ka parlament; por kur ai ndodhej në sallë dhe (siç po del tani, me lejen e qëllimtë të Ilir Metës) fliste papushim, atëherë në transmetimet live të televizioneve informative buçiste dhe shpërndahej kakofonia esharjeve apo dhunës verbale, nga më e egra.

Ndërsa tani, Berisha del rrallë dhe vetëm në faqen e tij të Facebook-ut, ku hedh herë pas herë akuza dhe shpoti, që gjithsesi nuk e kanë tensionuar situatën.

Një arsye tjetër e mostensionimit të fushatës është edhe mungesa direkt në terren e deputetëve të ashtëquajtur “skifterë”.

Ligji i dekriminalizimit që duhet thënë së është nisma politike më e suksesshme e Lulzim Bashës, ndaloi direkt depërtimin e të ashtuquajturve “të fortë” që vinin në politikë për të “pastruar” rrugën e suksesit në jetë pasi kishin përfunduar dikur nëpër biruca për rrahje apo grabitje.

Ra në sy që fushata zgjedhore u zhvillua vetëm nga tre persona: Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

Nuk ka më fushata të egra të krerëve të qarqeve siç është vënë re në zgjedhjet e 2009-s dhe 2013-s. Gent Strazimiri, një deputet luftarak i PD-së që është i njohur për retorikën e ashpër, kandidon në Tiranë, por askush nuk e di pasi nuk ka dalë asnjëhëerë në publik; madje edhe kur e ka sulmuar Erion Veliaj, i cili i ka kujtuar kur Strazimiri shkoi me pistoletë një vit më parë kur zhvilloheshin protestat e liqenit artificial.

Tensionimi i vërtetë i situatës ka ardhur pikërisht nga një politikan i tranzicionit, Presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta i cili ka lënë qyrkun e kreut të shtetit, ka mënjanuar Petrit Vasilin dhe ka bërë deklaratat më të egra të kësaj fushate:

njëra në Lezhë kur tha se “unë do të armatos popullsinë” dhe një në television kur ka paralajmëruar gjakderdhje.

Dhe në vitin 2013, e vetmja gjakderdhje erdhi pikërisht nga përplasja e njerëzve të PD-së dhe LSI-së në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin.

Përveç të tjerave e gjithë situata tjetër ka qenë e qetë dhe është përqëndruar në batuta e metafora ndërmjet Edi Ramës dhe Lul Bashës. Batuta, të cilat realisht kanë ndihmuar edhe në zbutjen e retorikës së ashpër dhe ngulitjen tek publiku të një kulture të re politike, atë që një fushatë zgjedhore është një garë normale dhe jo një luftë për jetë a vdekje.

Realisht e gjithë merita për këtë i takon Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që treguan se kur vendosin të vetëm ata janë një produkt shoqërisë së kulturuar dhe qytetare shqiptare. Kjo është realisht risia që vulosi aksiomën se nëse nuk ka tension nga lart, kurrë publiku nuk përleshet me njëri-tjetrin për politikë. Tashmë ka një precedent. /tesheshi.com/

Related Posts

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin
Politikë

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Foto të mrekullueshme: të zbulosh atmosferën e Ramazanit në Marok

Foto të mrekullueshme: të zbulosh atmosferën e Ramazanit në Marok

Superkupa e Europës, UEFA i tërheq veshin Shkupit: ja mangësitë e “Filipit” tuaj

Superkupa e Europës, UEFA i tërheq veshin Shkupit: ja mangësitë e “Filipit” tuaj

13 kërkesat e shteteve arabe, reagon Katari: të paarsyeshme dhe të pazbatueshme

13 kërkesat e shteteve arabe, reagon Katari: të paarsyeshme dhe të pazbatueshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni