Salvan Momika, një ekstremist i krishterë irakian i njohur për aktin e djegies së Kur’anit dhe i akuzuar për nxitje të urrejtjes kundër muslimanëve, u vra nga të shtëna në një apartament në Södertälje, Suedi, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në mediat sociale.
Agjencia Suedeze e Migracionit miratoi së fundmi rinovimin e lejes së tij të qëndrimit për shkak të pretendimit se i rrezikohej jeta në vendlindjen e tij, Irak.
Salvan Momika, 38 vjeç, u vra mbrëmë në banesën e tij në Sodertalje, raportoi gazeta suedeze Aftonbladet.
Ai ishte kreu i një milicie në Irak dhe pasi mbërriti në Suedi, përhapi urrejtje ndaj Islamit.
Ai dogji publikisht Kur’anin disa herë dhe e bëri këtë nën mbrojtjen e policisë suedeze. Policia suedeze nuk ka komentuar pas kësaj vrasjeje. Salvani ishte një i krishterë nga Iraku. /tesheshi.com/