President i Francës, Francois Hollande nuk do të vijë në Shqipëri. Nga Top Channel që e përcjell këtë lajm, thuhet se konfirmimi ka ardhur nga burimë zyrtare, për atë që kreu i pallatit Elize ka anuluar turin e tij të vizitave, pjesë e të cilit ishin edhe Tirana e Beogradi.
Arsyet faktike të anulimit nuk jepen, por thuhet ndërkohë se fushata elektorale dhe sondazhet të cilat nuk e nxjerrin aspak favorite Partinë Socialiste të Francës, kanë bërë që eksponentët më të lartë të kësaj partie të kërkojnë nga Hollande ndërprerjen e vizitave dhe një angazhim më të madh të tij në fushatë.
Lajmi për vizitën në Shqipëri të Presidentit Hollande u dha pak javë më parë nga Presidenca shqiptare. Kjo vizitë do të ndodhte në fillim të muajit mars dhe do ishte e para e këtj lloji në raportet shqiptaro-franceze. /tesheshi.com/