Francezi i Bayernit dhe i përfaqsueses së Gjelave, Kingsley Coman pësoi një aksident me kosto të lartë financiare në autostradën gjermane A95 të dielën.
Në orët e para të mëngjesit, Coman po ecte me një McLaren 720S në autostradën A95 midis Mynihut dhe Starnbergut.
Pas përballjes me kufirin e shpejtësisë prej 80 km/h në zonën e Mynihut, Coman e kishte si të rëndë këmbën në pedalin e gazit, tha policia.
Dhe, në një rrugë të lagur, ai humbi kontrollin e 720 “kuajve” të McLarenit; makina sportive goditi bordurën autostradës dhe pas 150 metrave u ndal në mes të tre korsive.
Vetë Coman nuk pësoi gjë, por makinës iu shkaktua një dëm prej në 200,000 eurosh sipas vlerësimeve paraprake. Coman thuhet se nuk e kishte siguruar McLaren-in shtrenjtë. /tesheshi.com/