Protestat e “jelekverdhëve” në Francë janë rikthyer sërish këtë fundjavë, duke efektuar në bllokimin e rreth 200 rrugëve në të gjithë vendin.
Edhe pse rritja e taksat për të cilat u ngritën u anollua, edhe pse nga presidenti Macron iu është dhënë “të drejtë” e janë ftuar për dialog, ata nuk shkulen rrugëve, duke u rimbledhur çdo fundjavë. Kësaj here frika është se mund të sulmojnë e dëmtojnë Versajën e famshme, pasi kanë bërë thirrje për t’u përqëndruar aty.
Protestat nisën javë më parë, kur u njoftua rritja e taksave për karburantet fosile, si detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Klimës e vitit 2015 në Paris. /tesheshi.com/