Facebook do të ua dërgoj gjykatave në Francë të dhënat e përdoruesve të cilët përdorin gjuhë të urrejtjes në platformën e saj.
Ky është rasti i parë që Facebook merr masa të tilla.
Vendimi ka ardhur pas një sërë takimesh mes shefit të platformës sociale dhe presidentit francez Emanuel Macron.
Ministri i çështjeve digjitale i Francës tha për Reuters se ky është një lajm i mirëpritur dhe se procesi gjyqësor ndaj tyre do të rrjedh plotësisht njësoj si për rastet e tjera me precedentë të tillë.
Në të kaluarën, Facebook ka bashkëpunuar në shtetin në zbulimin e IP adresës dhe të dhënave të tjera të identifikimit lidhur me të dyshuarit, por vetëm në rastet e terrorizmit dhe akteve të dhunes. /tesheshi.com/