Franca u zgjua me lajmin tragjik teksa autoritetet njoftuan vdekjen e 10 personave nga zjarri në një ndërtesë shtatëkatëshe në periferinë lindore të Lionit.
Sipas mediave franceze që citojnë njoftimin e krerëve të rajonit Rhône, në mesin e 10 të vdekurve nga zjarri janë pesë fëmijë.
Në të njëjtën kohë, katër persona janë nxjerrë të gjallë por gjendja e tyre shëndetësore është kritike, ndërsa 10 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, mes tyre dy zjarrfikës.
🔴 Incendie à Vaulx-en-Velin: un premier bilan fait état d'au moins 10 morts, dont 5 enfants pic.twitter.com/4ffaU5Ivpk
— BFMTV (@BFMTV) December 16, 2022
Zjarri shpërtheu për një arsye ende të panjohur në orën 03:12 të mëngjesit të së premtes (me orën në Francë) me vlerësimin e parë të zjarrfikësve duke thënë se ai filloi në katin e parë të ndërtesës dhe u përhap shpejt në pjesën tjetër të kateve. /tesheshi.com/