Greqia është ndër shtetet e para që do të marrin pjesë në provat për lëshimin e çertifikatave dixhitale “të gjelbërta” që konfirmojnë se udhëtarët janë vaksinuar kundër Covid-19, tha të premten një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian.
Zyrtari tha se vendet e BE- së ishin të ndara në tre grupe bazuar në atë se sa teknikisht janë të gatshëm të lëshojnë çertifikata, ndërsa provat pritet të fillojnë në javën e dytë të majit.
Përveç Greqisë, vendet që i përkasin grupit të parë përfshijnë Spanjën, Italinë, Maltën, Bullgarinë, Estoninë dhe Luksemburgun.
Qiproja është në grupin e dytë dhe do të kryejë prova pak më vonë.
Çertifikata e gjelbër dixhitale do të jetë teknikisht e gatshme në 1 qershor dhe do të funksionojë plotësisht në 30 qershor, tha zyrtari. /tesheshi.com/