Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FOTOT/ Libri shqip në Panairin e Torinos, ja shkrimtarët që u pëlqyen më shumë

by te Sheshi
19/05/2015
in Libra, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A

Letërsia shqiptare u paraqit edhe këtë vit në Panairin Ndërkombëtar të Librit që u zhvillua në Torino të Italisë nga data 14 deri në 18 Maj 2015, përmes një stende të posaçme të përgatitur nga Qendra e Kulturës Shqiptare. Publiku i panairit pati kështu mundësinë të njihet nga afër me veprat e autorëve më të njohur shqiptarë të botuar në gjuhën italjane, ndër të cilët Kadare, Kongoli, Aliçka, Ceka, Zhiti, Kyçyku, Çuli, Mustafaj, etj.

Një vëmendje e veçantë ju kushtua edhe veprave të suksesshme të autorëve shqiptarë që shkruajnë dhe botojnë drejtpërdrejtë në gjuhën italjane, ndër të cilët spikasin shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi.

Nuk munguan natyrisht as titujt e zgjedhur në gjuhën shqipe, veçanarisht të kërkuar nga të rinjtë shqiptarë që kanë lindur apo janë rritur në Itali dhe dëshirojnë të mbajnë gjallë lidhjet me gjuhën e shkruar të vendit të tyre të origjinës.

Një hapësirë e posaçme e stendës ju kushtua edhe këtë vit promovimit të Shqipërisë si destinacion turistik. Vizitorët patën mundësinë të tërhiqnin pranë stendës shqiptare materiale promocionale dhe informuese mbi mundesitë turistike që ofron vendi ynë, si edhe kopje të edicionit të dytë të guidës së suksesshme turistike ‘Tirana & Albania’, me autorë gazetarin Benko Gjata dhe antropologun Francesco Vietti. Guida përfaq ëson botimin e parë të plotë turistik kushtuar lexuesve dhe udhëtarëve italjanë dhe është pritur me mjaft interes nga publiku i panairit.

Gjatë ditëve të panairit Qendra e Kulturës Shqiptare organizoi edhe një seri takimesh dhe konferencash me autorë shqiptarë, ndër të cilët spikasin ato me shkrimtarët Fatos Kongoli dhe Ornela Vorpsi, si edhe prezantimi i guidës ‘Tirana e Albania’ në prani të autorëve Gjata dhe Vietti. Takimet me shkrimtarët Kongoli dhe Vorpsi u organizuan pranë selivë të bibliotekave kryesore të qytetit. Në takime morën pjesë një numër i madh personash të interesuar të njiheshin më nga afër me letërsinë shqiptare bashkëkohore dhe dy nga eksponentët kryesorë të saj. Takimet u pasuruan nga leximet e realizuara më mjeshtëri ngë aktorët e trupës së Teatro Stabile-s së Torinos dhe nga intervalet muzikore të artisteve të talentuara shqiptare Diana Subashi (violinë) dhe Lindita Kopliku (piano).

Ndërkaq prezantimi i guidës turistike kushtuar vendit tonë u zhvillua në mjediset e Panairit. Në takim morën pjesë shumë persona të interesuar të njihnin ofertën turistike shqiptare dhe ta vlerësonin Shqipërinë si destinacionin e ardhshëm të udhëtimeve të tyre. Mes tyre edhe shumë sipërmarrës të sektorit të turizmit të cilët vlerësuan mjaft pozitivisht mundësitë për bashkëpunim që ofron vendi ynë.

Stendën shqiptare e vizitoi gjatë ditëve të Panarit edhe Ambasadori i Shqipërisë në Itali z. Neritan Ceka, i cili shprehu vlerësimin e tij dhe të Ambasadës për punën e kryer dhe të gjitha veprimtaritë e propozuara. Ambasadori Ceka mori pjesë gjithashtu edhe në takimet e ndryshme me autorët shqiptarë që u zhvilluan në Torino.

Panairi i Torinos është më i madhi në Itali dhe një prej më të rëndësishmëve në Europë dhe në rajonin e Mesdheut. Në të marrin pjesë mbi 1000 ekspozues, mijëra gazetarë nga e gjithë bota dhe mbi 350 mijë vizitorë, që ndjekin takimet e shumta që zhvillohen me autorët më të njohur italjanë dhe ndërkombëtarë.

/tesheshi.com/

Benko Gjata dhe Francesco Vietti gjate prezantimit te guides turistike (1) Fatos Kongoli dhe Benko Gjata (1) Femijet e emigranteve fotografi me flamurin prane stendes shqiptare Pamje e stendes shqiptare Publiku ne takimin me shkrimtarin Kongoli (1) Shkrimtari Fatos Kongoli me stafin e Qendres se Kultures Shqiptare (1) Stenda shqiptare ne Panair (1) Shkrimtari Fatos Kongoli me stafin e Qendres se Kultures Shqiptare (2) Takim me shkrimtarin Kongoli (1) Vizitore prane stendes shqiptare (2)

Tags: libri shqip ne torino

Related Posts

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Kristaq Kume: Pozita delikate e KQZ-së për certifikimin e kryebashkiakëve të rinj

Kristaq Kume: Pozita delikate e KQZ-së për certifikimin e kryebashkiakëve të rinj

Shqiptarët i japin titullin e 18-të Bazelit

Shqiptarët i japin titullin e 18-të Bazelit

Departamenti i Shtetit: T’i jepet fund krizës në Maqedoni. Ja kërkesat për Gruevskin dhe Zaev

Departamenti i Shtetit: T’i jepet fund krizës në Maqedoni. Ja kërkesat për Gruevskin dhe Zaev

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni