Për disa persona, bukuria e pjatës dhe dekorimi i ushqimit përpara se ai të konsumohet është shumë e rëndësishme, por jo të gjithë arrijnë të realizojnë art me ushqimin. Megjithatë, shumë persona në Azi kanë nisur një ‘lojë virale’ me ushqimin, të cilin e zbukurojnë herë pas here.
I quajtur “character bento” dhe “chigiri-pan”, orizi nuk shërbehet me një formë të zakontë dhe të përgjithshme në pjatë, por merr pamje nga më të ndryshmet, që përgjithësisht i ngjajnë karaktereve të filmave vizatimorë.
Loja është kthyer në një trend shumë popullor në Azi dhe një pjesë e madhe e personave postojnë në llogaritë e tyre në Instagram artin me ushqimin, të krijuar nga vetë ata./tesheshi.com/