Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fotografia e Hashim Thaçit paralizon komunën e Malishevës, bastionin e Fatmir Limajt

by te Sheshi
01/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Fotografia e Hashim Thaçit paralizon komunën e Malishevës, bastionin e Fatmir Limajt

Nga Blendi Gashi

Presidenti i vendit edhe pse duhet të jetë figurë unifikuese, në Kosovë po ndodh të jetë përçarëse.

Derisa shumica e institucioneve të vendit e kanë vendosur fotografinë e Hashim Thaçit si president, një gjë të tillë nuk e ka bërë ende Komuna e Malishevës, vend ky i cili ishte dikur bastion kryesor i Thaçit dhe PDK-së, por tani e udhëheq Ragip Begaj nga Nisma për Kosovën, partia e ish-numrit dy të PDK-së Fatmir Limajt.

(Mos) vendosja e fotografisë së presidentit Thaçi ka nxehur gjakrat në kuvendin komunal të Malishevës mes asambleistëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosje-s.

Parita Demokratike në Malishevë paralajmëron se nuk do të ketë qetësi në Kuvendin komunal dhe do të bllokoj punën derisa nuk vendoset foto e presidentit Thaçi.

Ndërsa, Lëvizja “Vetëvendosje”, në këtë komunë thotë se do ta kundërshtojë fuqishëm vendosjen e fotos së Thaçit në sallën e seancave pasi presidenti i ri sa ishte kryetar i PDK-së  ka fyer rëndë qytetarët e Malishevës.

ragip-begaj-1Kryetari Begaj nuk e di nëse do ta vendosin apo jo foton e Thaçit

Se çështja e vendosjes së fotos së Thaçit në sallën e seancave paraqet një problem e pranon edhe kryetari i komunës Ragip Begaj i cili nuk e thotë në mënyrë të prerë nëse do ta vendosin apo jo foton kur ajo të dërgohet nga Presidenca.

Kryetari Begaj ka thënë për tesheshi.com se PDK në Malishevë ka bërë gabim sepse ka tentuar në mënyrë arbitrare dhe të dhunshme me vendos foton, për çka janë ngritur tensione dhe mosmarrëveshje të panevojshme.

Kreu i Malishevës thotë  se vendosja e fotos së  presidentit nuk është çështje e individëve dhe e grupit parlamentar të partive.

Begaj, thotë se nuk e di se si do të veprohet më tutje, por shton se nuk mendon që presidenti duhet me qenë element i përçarjes por i bashkimit të njerëzve.

“Nuk është problem i tyre (asambleistëve të PDK-së). Kur ka qenë presidentja asnjëherë nuk kanë kërkuar me vendos foton e presidentes. Tash pse me këmbëngulje? Presidenti është i të gjithëve, nuk është veç i atyre (asambleistëve të PDK-së), nuk është i veç një partie dhe nuk ka të drejtë vetëm një subjekt me u marrë me atë punë por organet kompetente.

Fotoja duhet të jetë një format i caktuar e jo me u marrë prej rrugës apo prej shtëpisë ta sjellin në Kuvend.

Janë edhe shumë komuna të tjera që nuk e kanë vendosur foton e presidentit.

Në komunën e Malishevës situata është më specifike, janë disa tensione edhe pse nuk kam qef që Kuvendi të jetë vend i tensioneve, por i marrëveshjeve dhe punës për qytetarët.

Mbetet me u pa. Unë e kam vendos vet foton e presidentes dhe asnjë tension nuk ka qenë. Tash janë ngritur tensione që më kanë bërë problem edhe mua, për ta dhënë një vendim të saktë çfarë duhet bërë më tej”, ka thënë Begaj, për tesheshi.com.

PDK: Do ta bllokojmë punën e Kuvendit nëse nuk vendoset foto e presidentit

Izet MorinaIzet Morina, asambleist i PDK-së në Malishevë thotë se prej 7 prillit kur është zgjedhur presidenti i ri në mënyrë ligjore është dashur në çdo institucion të vendoset fotografia e të parit të shtetit.

Asambleisti Morina ka treguar për portalin tesheshi.com për tensionet që janë zhvilluar në seancën e 29 prillit rreth (mos) vendosjes së fotos së presidentit të ri.

“Kuvendi Komunal në Malishevë më datë 29 prill ka zhvilluar seancë të rregullt dhe në momentin që ne asambleistët e PDK-së kemi hyrë në sallën e seancave kemi parë se nuk ka qenë e vendosur foto e presidentit dhe grupi parlamentar i PDK-së ka marrë iniciativë që ta përgatit dhe vendos foton e presidentit”, ka treguar Morina.

Ai thotë se tentimi për ta vendosur foton e presidentit Thaçi më pas ka ngjallur reagime të Lëvizjes “Vetëvendosje” si dhe ka ndërhyrë kryetari i komunës Ragip Begaj.

Morina mohon që kryetari Begaj ka qenë kunder vendosjes së fotos së presidentit Thaçi por ka kërkuar që një gjë e tillë të bëhet në mënyrë institucionale, duke e quajtur veprimin të ngutshëm.

“Kryetari ka qenë pro vendosjes së fotos por ka kërkuar që të presim rregulloret ligjore sepse nuk ka qenë kundër. Ne e kemi zbatuar kërkesën e kryetarit, sepse e kemi kuptuar se kryetari e ka në rregull dhe jemi tërhequr. Sipas kryetarit foto duhet të shpërndahet në mënyrë insitucionale dhe shtetërore, pasi foto dhe dimensioned e saj duhet me qenë të njëjta”, ka pohuar Morina, për tesheshi.com.

Megjithatë, asambleisti i PDK-së ka paralajmëruar se nëse tentohet që vetëm në komunën e tyre të moslejohet vendosja e fotos së presidentit të ri, atëherë do të bllokojnë seancat e Kuvendit Komual.

“Do ta bllokojmë Kuvendin dhe nuk do të zhvillohet seancë pa u vendosur në sallën e seancave fotografia e presidentit. Presidenti nuk është i PDK-së por i qytetarëve dhe shtetit. PDK do ta bllokojë seancën dhe nuk do të ketë asnjë zhvillim të seancave derisa nuk vendosuet fotografia”, ka thënë Morina.

VV: Thaçi ka fyer malishevasit, nuk e njohin president

valon-hotiTentimin e PDK-së për ta vendosur foton e Thaçit në sallën e seancave, Lëvizja Vetëvendosje e sheh si qëllim të PDK-së për të nxitur situata në Malishevë, sepse e ka kuptuar se ka humbur mbështetjen e malishevasve.

Valon Hoti nga Lëvizja “Vetëvendosje”, thotë se jo vetëm Lëvizja e tyre por edhe qytetarët që kanë qenë të pranishëm në sallë më 29 prill si dhe kryetari i komunës Ragip Begaj kanë kundërshtuar vendosjen e fotografisë së Thaçit.

Ai thotë se foto e presidentit në sallën e Kuvendit nuk e ka sjellë Sekretaria e Kuvendit, por PDK-ja.

“Në kohën e pauzës së seancën PDK-ja e ka sjellë një foto të Hashim Thaçit nga zyra e saj dhe ka dashur ta vendos. Për VV-në kjo formë e vendosjes së fotos ka qenë e papranueshme. Refuzimin nuk e ka bërë vetëm VV por edhe kryetari i Komunës dhe qytetarë që ka pasur prezentë. Argumenti i VV-së është që Hashim Thaçi nuk është president që përfaqëson unitetin e popullit dhe dihet mënyra e zgjedhjes së tij në këtë pozitë dhe nuk përfaqëson qytetarët.

Thaçi ka fyer qytetarëve të Malishevës dhe ata nuk e njohin si president, por, as si njeri të dinjitetshëm”, ka thënë Hoti për tesheshi.com.

Asambleisti i VV-së thotë se Lëvizja e tyre do ta kundërshton vendosjen e fotos së presidentit Thaçi në sallën e seancave edhe veç nëse Sekretaria e Kuvendit të komunës vendos një gjë të tillë.

“Nuk besoj se ka vullnet as Sekretaria e Kuvendit me vendos foton, por mendoj se edhe në atë faze do ta refuzojmë”, thotë Hoti.

Ndryshe, vendosja e fotografisë së presidentit në institucione nuk është e specifikuar në ligje e as me Kushtetutën e Kosovës.

Në Nenin6 të Kushtetutës së Kosovës ku flitet për simbolet , shkruan se “flamuri, stema dhe himni janë simbole të Republikës së Kosovës…”.

/tesheshi.com/

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve
Politikë

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

11/05/2025
Next Post
Pashkët Ortodokse: Thaçi sjell një dedikim të veçantë për serbët në gjuhën e tyre

Pashkët Ortodokse: Thaçi sjell një dedikim të veçantë për serbët në gjuhën e tyre

Shenjat që ju tregojnë se trupi juaj është dehidratuar

Shenjat që ju tregojnë se trupi juaj është dehidratuar

Lestëri veç e shtyn festën: titulli më afër me barazimin ndaj Mançester Junajtedit

Lestëri veç e shtyn festën: titulli më afër me barazimin ndaj Mançester Junajtedit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni