Vera dalë-ngadalë është larguar dhe tani ka ardhur momenti për të bërë një ndryshim të shpejtë të veshjeve dhe aksesorëve nëpër dollapë. Të parët që duhen ndërruar janë pikërisht aksesorët. Në vend të sandaleve vijnë çizmet e në vend të çantave me ngjyra të shumta vijnë modelet më klasike dhe me materiale më rezistente.
Çantat me një rrip në qafë janë zgjedhja më e mirë për të gjitha femrat që duan të kenën nën kontroll çdo lloj situate. Janë praktike dhe tendencë në këtë stinë.
Nuk del nga moda as çanta në formë bauleje, çantë e madhe, e cila lejon çdo femër të ketë gjithçka që dëshiron në brendësi të çantës së saj, duke nisur nga elementët më të vegjël, e deri tek dosjet e mëdha të zyrës, librat e shkollës etj. Shfletoni galerinë e mëposhtme për të kuptuar se cilat janë modelet më tendencë të kësaj stine./tesheshi.com/