Sot do të flasim për cakepops! I keni parasysh ata topat e butë dhe të ngjeshur të spërkatur me sheqer apo thjeshtë me çokollatë? Pikërisht për ato e kemi fjalën. Vitti Cakes na ofron ‘shijimin’ e një galerie me cakepops shumë të shijshëm dhe tepër të pëlqyer nga fëmijët e vegjël.
Valeria Vitti është një dizenjuese dhe adhuruese e pastave të kuzhinës. Ajo është një nënë dhe me diplomën në arkitekturë e pasionin për Police e Sting, prej 5 vitesh ka arritur të krijojë ëmbëlsira të bukura për syrin dhe tepër të shijshme, për të lëpirë gishtat./tesheshi.com/