Ndryshe nga çdo vit tjetër kur shalli është përdorur si dekor apo për të mbajtur ngrohtë pjesën e qafës, tani dizenjatorët kanë krijuar diçka më praktike, tejet të bukur dhe elegante për çdo femër.
Shajet që do të përdoren edhe si gunë apo ponço, janë mënyra më e mirë që të mbroni trupin në ditët e ftohta, por kombinimin e thjeshtë mund ta bëni me ndonjë detaj të thjeshtë.
Ky trend i ri do të ketë një shall të gjerë i cili përshkon të gjithë trupin tonë, i cili mund të jetë prej leshi, mëndafshi, ose një copë e trashë me thekë në pjesën e poshtme. Kështu çdo femër do të ketë në garderobën e saj modën e re për këtë dimër./tesheshi.com/