Gjatë një fushatë promovuese të figurës së Profetit Muhamed, nën okelion “Kë dashuron ti?”, besimtarë myslimanë janë takuar rastësisht me thirrës mormonë, e të dy palët kanë pozuar bashkë. Jetojmë në një botë ku urtësia e Krijimit e ka dashur të mos jemi të gjithë njësoj: në tipologji, karaktere, bindje e preferenca; por që e kemi për detyrë që t`i garantojmë vetes si njerëz të kësaj toke, një koekzistencë në funksion të bashkëjetesës. Dhe kjo foto e përcjell më së miri këtë mesazh. /tesheshi.com/