Jo vetëm një humbje turpëruese, por dhe një pamje po ashtu. Madrilenët humbën 3-0 ndeshjen e kthimit të gysmëfinales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, e cila shkon kështu në finale.
Por veç rezultatit, ndeshja ofroi dhe një skenë e cila në pak orë u bë hit në media e rrjete. Si Xhentile me Maradonën dekada më parë, Luka Modriç tërheq për fanelle Lionel Messin.
Natyrisht, pati shumë komente për faktin se Luka Modriç është shpallur lojtari më i mirë në botë, e kjo skenë nuk ka qenë hiç e denjë për një yll në kulmin e karrierës e suksesit.
Por asgjë e çuditshme – ka qenë një nga komentet në mediat sportive – futbollistët pëlqejnë të tërhiqen me njëri-tjetrin, e as Modriçi e Messi nuk bëjnë përjashtim…/tesheshi.com/