Breshka më e shpejtë, karroca më e madhe me hot dog, koleksioni më i madh i Batman. Janë vetëm disa nga historitë dhe personazhet që janë bërë pjesë e Guinness World Records 2016, i cili është publikuar sot, më 10 shtator në të gjithë botën, me rastin e 60 vjetorit të publikimit të të parit libër të Rekordeve Guiness.
Libri, në të cilin tregohen edhe një herë rekorde të padëgjuara më parë dhe tejet spektakolare, përfshin faqe të veçanta të dedikuara udhëtimeve epike, njerëzve më të çuditshëm, veçantive të trupit njerëzor etj, të paraqitura në formë grafike, por edhe çudi nga interneti, teknologjia, ndërtesat më të larta në botë etj.
Duke shfletuar galerinë e mëposhtme do të ngelni me gojën hapur nga këto rekorde të reja dhe se si kanë ndryshuar ato që nga viti 1955, vit në të cilin doli për herë të parë Libri i Rekordeve Guiness./tesheshi.com/