Presidenti sirian Bashar al-Assad vizitoi Teheranin, ku u takua me udhëheqësin e lartë shiit Ali Khamenei.
Ky i fundit e përgëzoi Asadin për fitoren e ushtrisë siriane, duke i thënë këto fjalë, si një përbetim për të qenë krahpërkrah kundër Perëndimit.
“Këto fitore i kanë dhënë një goditje vendimtare ndaj planeve perëndimore dhe amerikane në rajon, gjë që kërkon kujdes të madh për atë se çfarë mund të bëjnë në të ardhmen si një reagim”, tha Khamenei.
Asad dhe Khamenei theksuan se ata kanë ndërmend të vazhdojnë të luftojnë në Siri.
Përveç rusëve, milicitë shiite të Iranit kanë qenë aleatë të Asadit në luftën e përgjakshme 7-vjeçare. /tesheshi.com/