Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FORUM/ Qeveria Mustafa gati të çojë “Asociacionin” në Kushtetuese: çfarë fshihet pas këtij akti?!

by te Sheshi
07/09/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
FORUM/ Qeveria Mustafa gati të çojë “Asociacionin” në Kushtetuese: çfarë fshihet pas këtij akti?!

Nga Blendi Gashi

Qeveria e Kosovës brenda javës së ardhshme pritet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Asociacionin e Komuanve me shumicë serbe.  Zyrtarët qeveritarë thonë se arsyeja përse do t’i drejtohen Kushtetuese është për t’u siguruar nga organi më i lartë kushtetues, që marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Mirëpo, partitë opzitare një veprim të tillë të ekzekutivit të vendit e shohin hap të gabueshëm duke thënë se me këtë veprim mundohen të heqin fajin nga vetja e tyre.

Kurse analistët politikë shprehen se qeveria Mustafa, me veprimin e saj i bie që ka nënshkruar diçka që nuk e dinë se është apo jo antikushtetuese.bajram gecaj

Bajram Gecaj, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka bërë të ditur për portalin “Te Sheshi”, se qeveria me ekspertët e saj është duke punuar në draft koncept-dokumentin i cili do të miratohet së pari nga qeveria e më pas do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Shumë shpejt, brenda një jave apo dhjetë ditësh…”, ka thënë zëvendësministri Gecaj, kur është pyetur se kur do të dërgohet në Kushtetuese, marrëveshja e Asociacionit.
Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që ky Asociacion të jetë në kuadër të ligjeve të Kosovës dhe, nëse Kushtetuesja thotë se nuk është në rregull, atëherë qeveria do ta përmirësojë marrëveshjen.

muharrem nitaj

Muharrem Nitaj, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar për portalin “Te Sheshi”, se është e çuditshme se si vet qeveria që është nënshkruese e marrëveshjes për Asociacionin, vet e dërgon të njëjtën marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese! Ai thotë se ata do të duhej që, para se ta nënshkruanin, të ishin bindur se nuk po nënshkruajnë diçka që mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Por meqë janë të bindur se Asociacioni është në kundërshtim me Kushtetutën, ata provojnë që me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes për Asociacionin, ta heqin fajin nga vetja dhe nesër të shpërlahen para popullit se ashtu ka vendosur Gjykata Kushtetuese.  Ky “yrrnek” është i paparë që mund ta shpikin vec Isa e Hasha!”, ka deklaruar Nitaj.

bilal

Sekretari i partisë Nisma për Kosovën, Bilal Sherifi, ka thënë për “Te Sheshi”, se dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese nga qeveria nuk ka për qëllim vërtetimin se a është e tërë kjo marrëveshje konform kushtetutës sepse ata shumë mirë janë në dijeni se nuk është konform saj.
“Qëllimi i qeverisë është që të heqin përgjegjësinë për nënshkrimin e asaj marrëveshje dhe kur e tërë kjo të fillojë të prodhojë efekte për dëmshme për vendin ata të mund të thonë nuk është faji ynë sepse një gjë të tillë e ka miratuar edhe Gjykata Kushtetuese”, thotë ai. Sherifi shpreson që Kushtetuesja kësaj rradhe të mos merr vendim politik, por një vendim i cili do të jetë në mbrojtje të kushtetutës.

faik krasniqi

Analisti politik, Faik  Krasniqi, në një prononcim për ‘Te Sheshi’, thekson se kjo është tallja e radhës që bën kjo qeveri e papërgjegjshme, duke thënë se dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese i bie që ata paskan nënshkruar diçka që nuk e dinë se a është antikushtetuese apo jo, që tregon se kjo qeveri është fare e papërgjegjshme!
“Po të kishim një Gjykatë Kushtetuese, të pandikuar nga politika dhe nga kjo Qeveri, atëherë këto marrëveshje të tilla që e tkurrin territorin e Kosovës, me nënshkrimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimin e ”Zajednicës” serbe që i mundëson serbëve një mini-shtet serb brenda territorit të Republikës së Kosovës,  nuk duhet të pranohen nga kjo Gjykatë, sepse do ketë pasoja të paparishikueshme, duke e bërë të pamundur funksionimin e Kosovës si shtet normal!  Këto marrëveshje duhet të votohen edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës!
Dhe në rast se Kuvendi i Kosovës nuk i hedh poshtë të gjitha këto marrëveshje tradhtare të nënshkruara nga ky pushtet mafioz dhe këta politikanë të papërgjeshëm dhe mashtrues, e që janë në dëm të shtetit të Kosovës, pasi që po humbim shumë territor dhe po ndodhë ”bosnjëzimi” me krijimin e ”Zajednicës” serbe, atëherë Gjykata Kushtetuese është e obliguar që ta bëjë një gjë të tillë, sepse ne s’kemi territor për t’i falur askujt!
”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës më 26 gusht në Bruksel ka nënshkruar në pako katër marrëveshje të reja me Serbinë, në mesin e të cilave është edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, marrëveshje që me ngulm po kundërshtohet nga partitë opzitare, veçanërisht nga Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila ka paralajmëruar edhe protesta të dhunshme për t’i thënë STOP këtij Asociacioni. /tesheshi.com/

Related Posts

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Next Post
Pesë festimet naziste më të çuditshme në sport (FOTO)

Pesë festimet naziste më të çuditshme në sport (FOTO)

Nisma e papës: Secila famulli të strehojë një familje refugjatësh, kardinali hungarez del kundër

Nisma e papës: Secila famulli të strehojë një familje refugjatësh, kardinali hungarez del kundër

Ta fitosh Gjermaninë pa kërkuar azil dhe vuajtur kampeve si qen: ja profesionet ku gjen punë dhe niveli i gjuhës

Ta fitosh Gjermaninë pa kërkuar azil dhe vuajtur kampeve si qen: ja profesionet ku gjen punë dhe niveli i gjuhës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni