Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

FORUM/ Projektligji për financimin e të akuzuarve nga Specialja, problematik – ja arsyet

Nga te Sheshi
25/06/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
FORUM/  Projektligji për financimin e të akuzuarve nga Specialja, problematik  – ja arsyet

Male Judge Striking The Gavel Euro Note In A Courtroom

Nga Donat Maloku

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta miratojë një projektligj të ri, përmes së cilit mbrojtja juridike e të akuzuarve të Gjykatës Speciale do të ketë mbështetje financiare nga shteti.

Sipas Qeverisë, projektligji parasheh të ofrojë mbështetje financiare për personat që potencialisht do të akuzohen nga kjo gjykatë.

Dilemat janë ngritur sidomos nëse bëhet fjalë për mbulimin e shpenzimeve për pagesën e avokatëve përmes buxhetit të Kosovës.

Analistët e shohin si problematik propozimin e Qeverisë së Kosovës për mbulimin e shpenzimit me paratë e taksapaguesve kosovarë për avokatët për personat e akuzuar të Gjykatës Speciale.

Ndërsa deputetët kanë qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çështje. Disa prej tyre thonë se shteti ka obligime dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të tij për t’i mbrojtur dhe financuar gjatë proceseve gjyqësore që pritet të vijnë, kurse disa deputet të tjerë një vendim i tillë e konsiderojnë të papranueshëm.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Riza Smaka e sheh si problematik propozimin e qeverisë për financimin e harxhimeve të të akuzuarve për Specialen:

riza smaka“Në parim,  aktakuza penale i adresohet  persionit fizik – entitetit natyral dhe, për aq, është e karakterit privat e jo public. Poqese në procedure penale do të rezultonte se i  akuzuari(a) do të shpallej  fajtor(e), atëherë harxhimet procedurore do të  mbetej t’i faturoheshin të  akuzuarit – es, por jo edhe  fondeve publike. Së andejmi, propozim -ligji për financimin e harxhimeve të të akuzuarve nga Dhomat Prokuroriale të Specializuara , rezulton të jetë  problematik dhe në procedurë parlamentare do të duhej të  harmonizohej me interesat publike, në radhë të parë e eventualisht edhe në atë private”, ka deklaruar Smaka për portalin “Te Sheshi”.

Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, thotë se në asnjë shtet në botë nuk ka ligj që i mbron të dyshuarit për krime të rënda, e që shteti i paguan mbrojtësit (avokatët) e tyre me parat publike të qytetarëve:

hajrullah ternava

“Tani, në këtë situatë ka edhe taktika, që të arrihet mundësia që të mirren vota nga deputetët në Kuvend për krijimin e Ligjit që e lejon krijimin e Gjygjit Special. Edhe që miratohet një ligj i tillë për mbrojtjen e të akuzuarve,  në të do të ketë kritere dhe norma deri në çfarë mase mund të ndihmohet një i dyshuar. Sa i përket arsyes së harxhimeve të parasë publike nuk do koment, se si është e mundur nëse dikush prej të akuzuarve shpallet fajtor për vepra të rënda në kohën që e parasheh ligji, e mbrojtësi  të paguhet nga shteti!  Mendoj se qëllimi kryesor i këtij ligji është përfitimi i votës të atyre deputetëve që janë kundër miratimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Personalisht mendoj se një miratim i një ligji të tillë për popullatën e Kosovës është i papranueshëm, sepse në këtë gjyq do të jenë të akuzuar individët që dyshohet se kanë kryer vepra të rënda kriminale, e kurrsesi sikur që keqinterpretohet nga disa, se do të akuzohet e tërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka deklaruar Tërnava për portalin “Te Sheshi”.

imer mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, thotë se një ligj i tillë nuk është i nevojshëm, pasi thotë se gjyqi do t’iu bëhet individëve, kështu që ata vetë duhet të përkujdesen për mbrojtjen e tyre. “Kosova nuk ua ka borxh që nëpërmjet ligjit t’ua paguajë edhe mbrojtjen për krimet eventuale që mund t’i kenë kryer, por krime që nuk kanë të bëjnë me UÇK-në. Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe individët që me veprimet e veta mund ta kenë njollosur atë duhet të japin vetë përgjegjësi penale. Qytetarët nuk iu kanë borxh atyre për këto veprime”, ka deklaruar Mushkolaj për portalin “Te Sheshi”.

Deputetët me qëndrime ‘pro et contra”

melihate termkolli

Deputetja  e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se vendimi i qeverisë është i papritshëm, pasiqë Kosova edhe më parë ka pasur gjykime dhe të akuzuar të tjerë nga Tribunali Ndërkombëtar për krimet e kryera në ish-Jugosllavi në Hagë, dhe se qeveritë e kaluara asnjëherë nuk kishin mbështetur financiarisht të akuzuarit:
“Të them të drejtën nuk e di pse qeveria ka marrë një vendim të tillë. Ne kemi pas raste edhe më herët kur janë bërë gjykimet edhe në Hagë dhe të tjerë dhe nuk kemi pas një vendim as të qeverisë as të institucioneve tjera, prandaj e konsideroj të paarsyeshme në njëfarë mënyrë edhe këtë vendim, sepse në fakt ne e dimë se janë supozime për krime të mundshme dhe natyrisht që nuk ka asnjë mbështetje financiare për një gjë të tillë”, ka deklaruar Tërmkolli.

zenun pajaziti

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, tha se askush më shumë se shteti nuk ka përgjegjësi ndaj të akuzuarve të mundshëm, për t’i mbrojtur financiarisht. Sipas Pajazitit, ky vendim ka ardhur duke pas parasysh praktika të tilla nga e kaluara e shteteve që kanë kaluar nëpër procese të tilla:
“Nuk dua të paragjykojmë se sa janë ato shuma etj., por duhet t’iu dalim në mbështetje njerëzve të cilët të shumtën e rasteve kanë pas edhe akuza të paqena… Më shumë se sa institucionet e Kosovës dhe shteti i Kosovës askush tjetër nuk ka përgjegjësi që të marrë njëfarë mënyrë përgjegjësinë për mbulimin financiar të shpenzimeve që dalin”, ka pohuar në seancën e sotme Pajaziti.

pal lekaj

Pal Lekaj, nga AAK, parti kjo e cila është kundër krijimit të Dhomave të Specializuara, e sheh të gabuar reagimin e dy ditëve më parë të shoqërisë civile ndaj vendimit për mbrojtjen financiare të të akuzuarve, duke thënë se ata që mund të akuzohen nuk janë kriminelë, por ushtar të lirisë.

Ndryshe, një grup intelektualësh nga mediat e shoqëria civile, kanë kundërshtuar propozimin e qeverisë për miratimin e këtij projektligji derisa kanë kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa të mos e procedojë fare në Kuvend këtë projektligj, ose nëse vendos ta bëjë këtë, kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të njëjtin mos ta votojnë.

Në Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale, të siguruar nga mediat, thuhet se mbështetja financiare u sigurohet të gjithë personave të akuzuar dhe familjeve të tyre. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës
Konflikti

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

08/02/2023
Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus
Politikë

Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

08/02/2023
Mediu, me “shpatulla pas muri”: zyrtarisht i pandehur për Gërdecin
Politikë

Mediu, me “shpatulla pas muri”: zyrtarisht i pandehur për Gërdecin

08/02/2023
Lajme të tjera
Prokuroria akuzon direkt vëllezërit Aliko për vrasjen e oficerit të RENEA-s

Prokuroria akuzon direkt vëllezërit Aliko për vrasjen e oficerit të RENEA-s

Haradinaj: Malit të Zi nuk i duhet një ‘Kumanovë e re’

Haradinaj: Malit të Zi nuk i duhet një ‘Kumanovë e re’

Vazhdojnë punimet me ritëm të lartë në “Loro Boriçi”

Vazhdojnë punimet me ritëm të lartë në “Loro Boriçi”

TË FUNDIT

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

3 orë Më parë
Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

6 orë Më parë
Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

6 orë Më parë
Djali i Ronaldinhos, te Barcelona

Djali i Ronaldinhos, te Barcelona

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

08/02/2023
Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

08/02/2023
Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

08/02/2023
Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

08/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist