Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FORUM/ Ja si e shohin disa analistë dhe qytetarë protestën e opozitës që do të mbahet më 18 prill në Prishtinë

by te Sheshi
14/04/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
FORUM/ Ja si e shohin disa analistë dhe qytetarë protestën e opozitës që do të mbahet më 18 prill në Prishtinë

Nga Donat Maloku

‘Protesto kundër kapjes së shtetit’ – Kjo është moto kryesore e protestës së thirrur nga opozita kosovare ditën e shtunë më 18 prill në Prishtinë.

Liderët e opozitës kanë ftuar qytetarët që në mënyrë masovike të dalin në protestë, duke thënë se ajo do të jetë paqësore.
Deklarata të tilla ishin dhënë edhe para protestës së 27 janarit, por ndodhi e kundërta, protesta eskaloi në dhunë dhe Prishtina u shndërrua në një qytet lufte.

Disa analistët mendojnë se protesta e thirrur është kryekëput për interesa politike, dhe sipas tyre ‘kapja e shtetit’, nuk mund të ndalet nga ata që dëshirojnë ta ‘kapin shtetin’.

Kurse qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket protestës së paralajmëruar. Disa mendojnë se protesta mund të eskalojë, kurse ka prej atyre që thonë se do të jetë një protestë e qetë ku do të protestohet në kundërshtim të keqes që po i ndodh vendit

Të dy palët dëshirojnë të sundojnë me paranë publike

Blerim_Burjani1

Analisti politik Blerim Burjani, ka thënë për portalin ‘Te Sheshi’, se tentativa është që protesta  të jetë sa më masive, me qëllime tërësisht politike që kanë për si synim përfundimtar ndërrimin e qeverisjes në vend. “Sipas opozitës  duhet të ndalet ‘kapja e shtetit’ e që edhe ata kanë qëllimin përfundimtar ‘kapjen e shtetit’ në varianten e tyre.

Unë nuk shoh dallim në mes pozitës dhe opozitës. Të dy palët dëshirojnë të sundojnë me paranë publike. Pra ne nuk kemi alternativë qeverisëse më ndryshe në pajtim me interesat e qytetarëve”, ka thënë Burjani.

Kurse, njohësi i rrethanave politike në vend, Kushtrim Gashi, mendon se e përbashkëta protestave të fundit të organizuar nga opozita është se kërkesat janë tipike politike. “Organizatorët kanë qëllime politike që dëshirojnë t`i arrijnë, qëllime vetëm përfitime politike. Opozita ka për qëllim që duke kanalizuar pakënaqësitë e qytetarëve dhe  duke përfituar politikisht, të mbajë gjallë elektoratin, që rastin më të mirë të arrijë deri të zgjedhjet e reja. Pra nuk pritet që protesta e 18 prillit të jetë masive edhe pse kjo varet nga puna që do të bëjnë organizatorët në teren”, ka deklaruar Gashi për portalin “Te Sheshi’. .

Gashi thotë se nga liderët varet nëse protesta do të jetë apo jo paqësore. Ai pohon se praktika e protestave të fundit të organizuar nga opozita, dëshmon se protestat pothuajse çdo herë po shoqërohen me dhunë dhe qytetarët po përdoren për arritjen e qëllimeve politike, ndërsa milionerët po flasin në emër të të varfërve.  “Ata që e kanë kapur shtetin, po kërkojnë shkapjen e tij, çudi apo jo? Nëse është kapur vërtetë shteti, atëherë nuk kemi nevojë t`i ndërrojmë kapësit e shtetit, nga ata të cilët janë, në këta që po protestojnë, por kemi nevojë që ta ndalim kapjen nga kushdo qoftë dhe shteti të jetë i qytetarëve, për qytetarët dhe në shërbim të tyre. Qytetarët t`u përgjigjen thirrjeve të partive politike për protesta pa marrë parasysh se nga cila parti bëhen ato thirrje, sepse partitë politike bëjnë protesta vetëm për interesa të tyre karrieriste e jo për  qytetarët. Përmes mashtrimit, viktimizimit dhe aktrimit dëshirojnë që jo vetëm të protestojnë, por edhe të përfitojnë. Po si mund të quash kauzë kërkesën për shkapjen e shtetit, kur ketë e kërkojnë vet ata që kanë kapur shtetin. Mund të protestojë me të drejtë shumëkush, ama më së paku kanë të drejtë të protestojnë vet ‘kapësit e shtetit’”, ka deklaruar Gashi për portalin “Te Sheshi”.

Qytetarët mendime të ndryshme për protestën

Blerim Avdijaj nga Prishtina, thotë se protesta nuk pritet të jetë e qetë, pasi brenda protestuesve mund të ketë individë që me qëllim mund ta prishin qetësinë. “Nuk do të dalin edhe shumë njerëz në protestë. Unë personalisht nuk do të marrë pjesë. Janë mërzit populli duke protestu. Edhe këta që e kanë thirrur protestën kanë qenë në pushtet, përjashto “Vetëvendosjen”.  Edhe këta që janë në pushtet por edhe këta të opozitës mendojnë veç për karrige jo për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Avdijaj.

Endrit Shala, qytetar nga Prishtina, mendon se protesta do të jetë e qetë dhe nuk do të eskalojë si herën e kaluar. “Nuk ka arsye të protestohet dhunshëm. Shpresoj të dalin sa më shumë qytetarë që të protestojnë qetë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre kundër të keqes që po i ndodh vendit nga qeverisja PDK-LDK. Unë do të dal në protestë, por nëse eskalon situate do të largohem, pasi nuk jam për protesta ku rrezikohet jeta e qytetarëve. Dhuna nuk ësht ë zgjidhje, andaj shpresoj t ë mos shohim skena t ë njëjta si të protestës së 27 janarit ”, është shprehur Shala.

Salih Kryeziu nga Fushë Kosova, mendon se protesta nuk do të eskaloë dhe qytetarët do të protestojnë qetë. “Jo nuk mendoj se do të ketë protestë të dhunshme. Vet liderët e opzitës kanë thirrur protestë të qetë. Qytetarët duhet të dalin të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe pasi të pëfundojë duhet të shpërndahen dhe jo të demolohet qyteti. Qytetarët nga e gjithë Kosova do të shprehin pakënaqësitë e tyre për të keqen që po i bëhet vendit nga dy partite kryesore që kanë ndërtuar kualicionin”, ka deklaruar Kryeziu.

Opozita: Protesta do të jetë masive dhe e qetë

largea_politike1422130244

Krerët e partive opozitare Visar Ymeri (“Vetëvendosje”), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma për Kosovën”, të hënën zhviluan një takim ku diskutuan për protestën që do të mbahet të shtunën.

Të tri partite opozitare theksuan se janë dakorduar që protesta do të mbahet kundër ‘kapjes së shtetit’, kundër çmimit të lartë të rrymës, kundër kontrollit të shtetit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), kundër uzurpimit të sistemit të drejtësisë dhe kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ndryshe, më 27 janar të këtij viti në protestën e thirrur nga opozita u lënduan shumë qytetarë dhe policë, si dhe u bën shumë dëme në lagjet kryesore të Prishtinës. /tesheshi.com/

Related Posts

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
RETRO/ Gynter Grass: Libri i shkruar kurrë nuk do e humbet vlerën

RETRO/ Gynter Grass: Libri i shkruar kurrë nuk do e humbet vlerën

Qytetarët e Kosovës të parët me kërkesa për azil në Gjermani

Qytetarët e Kosovës të parët me kërkesa për azil në Gjermani

Dekriminalizimin e politikës e kërkon dhe feja:  Deklaratë e pazakontë  e Kishës Katolike në prag të zgjedhjeve lokale

Dekriminalizimin e politikës e kërkon dhe feja: Deklaratë e pazakontë e Kishës Katolike në prag të zgjedhjeve lokale

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni