Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

    Flakët shkrumbojnë një xhami në Suedi

    Bilanci i zi i zjarrfikësve të 11 shtatorit

    Bilanci i zi i zjarrfikësve të 11 shtatorit

    Kurti: Asgjë s’mund të jetë si dje!

    Kurti: Asgjë s’mund të jetë si dje!

    Beteja tjetër e Prishtinës: të bindë aleatët për terrorin serb

    Beteja tjetër e Prishtinës: të bindë aleatët për terrorin serb

    Kina, burg përjetë për akademiken ujgure

    Kina, burg përjetë për akademiken ujgure

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

FORUM/ Flasin ekspertët kushtetues: EULEX-i ka dështuar! – Drejtësia jo më nga të huajt

Nga te Sheshi
23/04/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A

Nga Donat Maloku

Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të Ligjit (EULEX) në vitin 2008 kishte ardhur në Kosovë, me mandat ekzekutiv për hetimin e rasteve të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në nivelin më të lartë në institucionet e Kosovës. Ky mision në atë kohë konsiderohej shpresëdhënës për rimëkëmbjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Por, që nga marrja e madatit, EULEX-i ka dështuar të bëj punën e vet, për më keq ka ardhur në situatë në të cilën ndaj këtij misioni po zhvillohen hetime, derisa drejtësia kosovare është në fund të posit.

Misioni i EULEX-it ditëve dhe muajve të fundit është akuzuar për një serë skandalesh. Së pari, Prokurorja Maria Bamieh kishte akuzuar gjykatësin italian të EULEX-it Francesco Florit, t’i ketë marrë 300 mijë euro për të liruar një palë prej dënimit. 

Kurse skandali më i ri është letra e Prokurorit të EULEX-it, finlandezit Heikki Wendorf, i cili i dërgoi një letër presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në të cilën lidh kryeprokurorin e ri të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për korrupsion dhe vrasje. Mirëpo EULEX u distancua nga ajo letër duke thënë se nuk është  qëndrim zyrtarë i tyre.

Përceptim i gabuar mbi rolin e aktorëve ndërkombëtarë

Ekspertët e çështjeve të sigurisë i quajnë të arsyeshme kritikat ndaj EULEX-it, pasi thonë se ka dështuar të tregoi profesionalizëm dhe të kryejë mandatin e tij për çka është i thirrur, duke thënë se edhe vet Bashkimi Evropian ka një mendim të tillë. Njohësit kushtetues thonë se shteti i së drejtës nuk duhet kërkuar dhe shpresuar në të tjerët, por ajo duhet të burojë nga shteti.

11156230_768074903299321_2910440448457327674_n

Ymer Berisha, drejtor i Institutit per studime te avancuara juridike “JUS”, vlerëson se fokusi i vetëm i EULEX-it gjatë punës që bëri ishte ngritja e disa aktakuzave për krime të luftës dhe një shoë i madh medial në raport me ato që quheshin “peshqit e mëdhenj”.

“Se ky mision ka dështuar është konstatim edhe i vet BE-së, prandaj vetëm dëshirojmë të përkujtojmë skandalet e njëpasnjëshme disa nga të cilat u zbuluan nga ish-prokurorja Bamieh. Prandaj nëse ai ka dështuar në pjesën e territorit në të cilin nuk ekzistojnë probleme të natyrës çfarë ekzistojnë në veri, ku ne ende nuk kemi shtrirje të plotë të sovranitetit dhe ku vetëm tani ka filluar të integrohet sistemi gjyqësor në atë të Kosovës. Është e natyrshme që përgjegjësia e dështimit të këtij misioni të kërkohet në BE pasi autoritetet vendore nuk kanë pasur mundësi të kontrollimit për shkak se nuk ka qenë dhe nuk është në kompetencë të autoriteteve kosovare mbikëqyrja e tyre, përkundrazi me formën e tanishme EULEX-i do të jetë mbikëqyrës i institucioneve vendore të drejtësisë”, ka deklaruar Berisha për portalin “Te Sheshi”.

11139407_768074899965988_8232501029641225001_n

Eksperti  i së drejtës kushtetuese Riza Smaka, pranon se në fillim ka qenë entuziast me ardhjen e këtij misioni në Kosovë, pasi ka pritur se do të dëshmojë   profesionalizëm, devocion,  konsistencë dhe   qëndrim të paluhatshem në  favorin e përmbushjes së misionit të vetë kryesisht të sundimit të së drejtës, ligjit.

Megjithatë, eksperti Smaka në një prononcim për portalin “Te Sheshi”,  thotë se ai dhe shumë qytetarë të tjerë janë zhgënjyer nga puna që ka bërë deri më tani EULEX-i, pasi është karakterizuar me mungesë të profesionalizmit dhe të devocionit për t’i  justifikuar  paratë e taksapaguesve të Unionit Evropian.

“Qartazi ka rënë nën influenca të makromafiozëve vendore e të jashtme dhe  pos dështimeve profesionale e funksionale më në fund, struktura të caktuara të tij janë involvuar edhe në  afera korruptive të ndryshme”, ka deklaruar Smaka.

Përkundër këtij qëndrimi, ai thotë se do të votonte pro qëndrimit të EULEX-it, në vendin tonë, por në mënyrë që ai të jetë i ristrukturuar , riorganizuar dhe i rifunksionalizuar e si i tillë të jetë shumë më shumë efikas e efiçient në të mirë të  ndërtimit të Kosoves si shtet të së drejtës!

11156205_768074889965989_7459265432930334749_n

Durim Berisha, studiues i të drejtës ka deklaruar për portalin “Te Sheshi”, se shoqëria kosovare në vazhdimësi që nga përfundimi i luftës e deri më tani ka krijuar një perceptim të gabuar mbi rolin e aktorëve ndërkombëtarë, duke pritur që ndryshimin ta sjellin ata, e jo të i shohin si partner të barabartë në procesin e shtetndërtimit.

“Në këtë drejtim është pritur që Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të Ligjit (EULEX) do të punojë gjatë misionit të vet në dy drejtime: i pari në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërsa në rolin subsidiar duke ndikuar në përmirësimin e përformancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovar. Për fat të keq skandalet e fundit shpërfaqën akuza se ky mision nuk kishte arritur të konsolidohej vet, e lëre më të ndihmojë në konsolidimin e gjyqësorit të Kosovës”, thotë studiuesi Berisha.

Ai thotë se raporti i ditëve të fundit i cili rikonfirmon nivelin e lartë të korrupsionit në gjyqësorin e Kosovës është shqetësues dhe dëshmia më e madhe se drejtësinë nuk duhet kërkuar dhe shpresuar në të tjerët, por ajo duhet të burojë nga shteti ynë.

Kush duhet të jetë përgjegjës për skandalet e EULEX-it?

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu pas skandaleve të EULEX-it, ka pyetur se kush duhet të jetë përgjegjës për skandalet e këtij misioni. Ajo përmes Facebook, tha se “ A duhet të japin përgjegjësi për skandalet e EULEX-it ata që i’a vazhduan mandatin këtij misioni me kompetenca ekzekutive dhe përmbi ligjin!?”.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi, thotë se institucionet e drejtësisë në vendin tonë, do të duhej të ishin të pavarura nga ligji.“Institucionet e drejtësisë në Kosovë, duke e përfshirë edhe EULEX-in, do duhej të ishin të pavarura nga politika e jo të pavarura nga Ligji!”, thotë Kadaj-Bujupi. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?
Analizë

Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

26/09/2023
Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…
Politikë

Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

26/09/2023
Shuhet mbesa jetëtrazuar e Nelson Mandela-s
Sociale & Shoqëri

Shuhet mbesa jetëtrazuar e Nelson Mandela-s

26/09/2023
Lajme të tjera
ANALIZE/ NATO hyn në “luftë” për Malin e Zi

ANALIZE/ NATO hyn në "luftë" për Malin e Zi

Liga e Europës:  Mësohen katër skuadrat gjysmëfinaliste

Liga e Europës: Mësohen katër skuadrat gjysmëfinaliste

Një pasion që i bën nder Kosovës: ja çfarë posedon Shashivar Begu nga Vllahia e Mitrovicës

Një pasion që i bën nder Kosovës: ja çfarë posedon Shashivar Begu nga Vllahia e Mitrovicës

TË FUNDIT

Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

2 orë Më parë
Erdhi dita: një Europian futbolli në Shqipëri

Erdhi dita: një Europian futbolli në Shqipëri

3 orë Më parë
Misteri që vazhdon të trondisë shkencëtarët

Misteri që vazhdon të trondisë shkencëtarët

3 orë Më parë
Mirësevini në muzeun “Trepça”!

Mirësevini në muzeun “Trepça”!

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

26/09/2023
Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

26/09/2023
Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

26/09/2023
Vuajtjet e një austronauti pas një viti në hapësirë

Vuajtjet e një austronauti pas një viti në hapësirë

26/09/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Nga Gerti Gjyzeli: Shqipëria turistike jo e qeverisë

Nga Bujar M. Hoxha: Ringjallja braziliane e kuqezinjve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist