Milot Rashica po përjeton momentin më të mirë me skuadrën e tij, Vitesse, në kampionatin holandez. Pasi shënoi gol në fundjavën e shkuar, mesfushori nga Kosova nuk e la me aq, duke e gjetur sërish dy herë rrjetën këtë të premte në sfidën ndaj Twente-s. Po ashtu kontribut tjetër i tij në takimin e mbrëmshëm ishte dhe një pasim për gol për shokët e skuadrës, duke bërë që Vitesse të fitojë 5-1.
Rashica ishte rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare, të cilën e theu dy herë, duke shënuar në minutën e 18-të dhe të 58-të. Mesfushori i përfaqësueses shpresa të Shqipërisë asistoi gjithashtu edhe tek goli i pestë i skuadrës së tij.
Vitesse ngjitet në vendin e katërt në Eredivisie, në kampionatin holandez, me 28 pikë, pas kësaj fitoreje. /tesheshi.com/