Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Flet Sadat Rama nga veriu i Mitrovicës i rrahur prej serbëve: jemi në rrezik, luaj vendit Kadri Veseli!

by te Sheshi
23/02/2017
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Flet Sadat Rama nga veriu i Mitrovicës i rrahur prej serbëve: jemi në rrezik, luaj vendit Kadri Veseli!

Veriu i Mitrovicës vazhdon të jetë i pasigurt dhe nën kontroll të strukturave ilegale serbe, përkundër se pushteti thotë se kjo pjesë po integrohet ngadalë. Këtë e tregon më së miri rrahja që iu bë 37-vjeçarit Sadat Rama, banor i lagjes “Kroi i Vitakut”, i cili të martën në mesditë u rrah nga dy serb deri në alivanosje, derisa po shkonte në shtëpinë e tij.

Sadati, në një rrëfim ekskluziv për tesheshi. com tregon si e sulmuan serbët,  për gjendjen e shqiptarëve në veri, praninë e strukturave ilegale atje, duke i bwrw një apel direkt për ndihmw kryekuvendarit Kadri Veseli, i cili së fundmi u bëri thirrje shqiptarëve në veri të mos i shesin pronat e tyre.

Intervistoi: Blendi Gashi

Të martën u sulmuat fizikisht nga dy serbë. A mund të na tregoni së pari si është gjendja juaj shëndetësore? Ç’lëndime keni pësuar?

Së pari faleminderit shumë për interesimin që keni shprehur si medium për gjendjen time, por në përgjithësi edhe për qytetarët shqiptarë që jetojnë në veri të Mitrovicës. Gjendja ime shëndetësore pas rrahjes që më bën dy serbë nuk është e mirë. Kam pësuar lëndime mbi gjunj, në gjoks por edhe në disa pjesë të tjera të trupit. Dhimbje kam ende, derisa trupin e kam të mavijosur nga goditjet që kam marrë.

A mund të na tregoni si erdhi deri te sulmi dhe ç’vend ndodhi saktësisht? Ju thanë diç sulmuesit?

Isha duke u kthyer në shtëpi rrugës që kalon nëpër “Luginën e Doktorëve”, kur papritmas më janë afruar dy të rinj që flisnin serbisht dhe kanë filluar së pari të shajnë e pastaj të më qëllojnë me mjet të forta nëpër tërë trupin. Më kanë goditur përderisa jam rrëzuar në tokë dhe jam alivanosur, duke mbetur aty për disa minuta i shtrirë.  Sulmuesit kanë pasur të veshur duksa me kapelë dhe syze. Ata më kanë goditur papritmas nga mbrapa andaj nuk kam arritur t’i identifikoj, por mbaj mend  janë larguar me një veturë pa targa në drejtim të urës së Ibrit.

A ju ka dalë ndokush në ndihmë apo jo? Ku e keni marrë ndihmën e parë?

Nuk më ka ofruar ndihmë askush. Pas alivanosjes kam mbetur i shtrirë për disa minuta, dhe më pas jam ngritur si kam mundur dhe jam nisur këmbë për në shtëpi ku kam mbërri pas dhjetë minutash. Ditën që jam sulmuar nuk kam shkuar për mjekim askund. Arsyeja është se nuk kam dashur ta bëj aq të madhe në shtëpi, pasi prindi im është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nuk kam dashur ta shqetësoj.

Pasi kam rënë me fjet i kam ndier dhimbjet shumë në gjithë trupin, gjatë gjithë natës. Dhimbjet vetëm sa bëheshin më të forta dhe të nesërmën në mëngjes kam shkuar në spitalin e Mitrovicës së Jugut që gjendet në lagjen “Bajr”. I kam treguar mjekut për rastin. Mjeku nuk ka pranuar të më mjekojë pasi kërkoi nga unë së pari ta njoftoj policinë.

Në atë moment në spital ka qëlluar rastësisht një polic pasi kishte një të afërm në spital. Pasi i kam treguar atij për gjendjen, sulmin që ma kanë bërë serbët, atëherë mjeku ka pranuar të më kontrollojë.
I njëjti e polic ka njoftuar njësitin e Policisë së Veriut të cilët më pas më kanë marrë dhe atje kam dhënë deklaratë.

A pritni që policia të arrestojë sulmuesit tuaj?

Me këtë rast po merret stacioni i Policisë së Veriut. Sulmuesit me aq sa jam i njoftuar janë ende në arrati, pra nuk janë kapur nga policia. Shpresoj që të arrestohen sa më parë, por policia në veri është e njëanshme.

Si banor i lagjes “Kroi i Vitakut”, a mund të na thoni sa është vështirë për shqiptarët të jetojnë në këtë pjesë? Sa jeni të rrezikuar?

Gjendja është shumë e vështirë. Nuk ka siguri, nuk ka lëvizje të lirë. Qytetarët shqiptarë në veri poashtu janë në gjendje ekonomike shumë të vështirë, të rinjtë janë të papunë. Krejt këto halle edhe janë harruar në një mënyrë, por problem kryesor mbetet siguria. Jeta e banorëve shqiptarë që kanë vendosur të jetojnë në shtëpitë e tyre në veri është e rrezikuar. Në çdo moment si unë mund ta pësojë edhe ndonjë shqiptarë tjetër.

Këto sulme serbët i bëjnë me qëllim që të frikësojnë banorët shqiptarë që nuk i kanë lëshuar tokat në veri, pra synojnë që përmes sulmeve të tilla t’i shpërngulin edhe këtë pjesë që ka mbetur. Vlen ta përmendi se babai im në shtator të vitit 1999 është plagosur nga serbët gjatë tentimit të kthimit në shtëpi.

A vërehen struktura paralele serbe në Veri? A janë ende aktive apo jo?

Strukturat ilegale serbe janë shumë të pranishme në veri. Këtë e dinë më së miri banorët shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë. Pjesëtarë të këtyre strukturave lëvizin me me vetura pa targa, ose me tabela të Beogradit apo të Nishit. Pra çdo gjë është e mbishkruar në gjuhën serbe. Jemi të rrezikuar çdo ditë nga ta. Nuk është e vërtetë që janë shuar strukturat ilegale siç thonë drejtuesit e shtetit. Unë jetoj në veri të Mitrovicës dhe i demantoj fuqishëm deklarimet e tyre dhe them me bindje se strukturat ilegale janë të pashura, pra janë aktive.

Sa shtrihet dora e shtetit në këtë pjesë të vendit?

Dora e shtetit në këtë pjesë është vetëm kamuflazh, vetëm sa me i hedh hi syve para qytetarëve. Pjesëtarët e policisë dhe komandantët nga komuniteti serb edhe pse mbajnë veshur unfiormën e Kosovës, janë të njëanshëm. Shumica prej tyre nuk i përfillin aspak ligjet e Kosovës.

Unë e kam vërejt që në policinë në veri dominon serbi. Shumë prej atyre policëve vozitin vetura me tabela me regjistrim të Beogrdit, apo edhe pa tabela.

Cili është apeli juaj si qytetar i veriut për institucionet e vendit?

Apeli im si qytetar i Veriut është konkretisht për kryekuvendarin Kadri Veseli, pasi ai në seancën plenare ku debatohej për gjendjen në Veri kërkoi nga shqiptarët që të mos i shesin shtëpitë, dhe premtoi mbrojtje dhe përkrahje institucionale.

I them z. Veselit se na duhet mbështetja e shtetit, pra na duhet siguri në mënyrë që banorët shqiptarë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në veri.

Aktualisht nuk kemi as siguri, as mbështetje institucionale, pra jemi tërësisht të anashkaluar nga shteti.
Unë si banor i Veriut kërkoj që kryeparlamentari Veseli mua së bashku me disa banorë të lagjes “Kroi i Vitakut” të na pranon në një takim që t’i tregojmë nga afër se me çfarë probleme po ballafaqohemi çdo ditë që nga paslufta në veri të Mitrovicës dhe sa të rrezikuar jemi. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Zaev e quan të mbarruar qeverinë me të kryeministër: në fillim të marsit formohet

Zaev e quan të mbarruar qeverinë me të kryeministër: në fillim të marsit formohet

Maskë me mjaltë dhe vezë për flokët e djegur dhe të dëmtuar

Maskë me mjaltë dhe vezë për flokët e djegur dhe të dëmtuar

Deklarata e kreut të OSBE-së për 2 miliard euro të pista, Basha: ndaj protesojmë

Deklarata e kreut të OSBE-së për 2 miliard euro të pista, Basha: ndaj protesojmë

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni