Intervistoi: Blendi Gashi
Qeveria e Kosovёs nuk ka legjitimitet demokratik, edhe pse i ka numrat. Kështu thotë në një intervistë të dhënë për portalin mbarëkombëtarë tesheshi.com profesori i shkencave politike, Arben Qirezi, pas ngjarjeve që po ndodhin në Kuvend.
Ai thotë se me mbajtjen e seancave plenare nё salla alternative po improvizohet edhe jeta parlamentare, qё e dёmton atё dhe demokracinё. Qirezi mendon se legjitimiteti demokratik duhet tё rifitohet me mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme.
Ai në këtë intervistë flet edhe për arretimin e deputetëve të opozitës, imunitetin e tyre, për veprimet e opozitës, për udhëheqjen e Parlamentit nga kryekuvendari Kadri Veseli si dhe për atë çfarë mund të ndodh në skenën politike në vitin 2016.
Kuvendi i Kosovës është në një krizë të thellë. Kush është përgjegjësi kreysor për gjendjen e krijuar dhe a duhet të ipet përgjegjësi?
Ka krizë të thellë politike në fakt dhe jo vetёm në Kuvend. Për sa i takon gjendjes së krijuar në Parlamentin e Kosovës, përgjegjësinë e mban edhe Qeveria e shumicës PDK-LDK, edhe opozita. E para për shkak të mos kokëçarjes sё treguar ndaj krahut opozitar nё lidhje me çёshtjet e rёndёsisё madhore dhe sjelljes sё opozitёs dhe tё vendit para aktit tё kryer me nёnshkrimin e marrёveshjes pёr parimet e Asociacinit tё komunave me shumicё serbe. Kjo qasje, jo vetёm qё ka rezultuar me njё marrёveshje tё keqe pёr Kosovёn, por edhe nuk ka krijuar hapёsirёn pёr marrёveshje paraprake brenda-kosovare mbi qasjen nё negociata me Serbinё. Nё kёto rrethana, opozita ka zgjedhur njё metodё tё kundёrshtimit tё kёtyre marrёveshjeve pёrmes mjeteve tё palejueshme e ballafaquar me njё koalicion qё ka pasur qasje pёrjashtuese sepse ёshtё mbёshtetur nё diktatin e shumicёs sё dy tё tretave nё Kuvend. Pёrgjegjёsia ёshtё piksёpari politike dhe kjo pёrgjegjёsi duhet tё jepet para votuesve nё zgjedhje tё parakohshme, sepse evoluimi i situatёs kur gjysma e deputetёve opozitare gjenden nё arrest dhe kur ndodh sulmi i forcave elite tё rednit nё selinё e njё partie opozitare, qeveria e Kosovёs nuk ka legjitimitet demokratik edhe pse i ka numrat. Kjo pёr arsye se megjithё pasjes sё numrave nё Kuvend PDK dhe LDK nuk kanё ditur t’i shfrytёzojnё kёta numra pёr tё krijuar stabilitet politik, por me veprimet e tyre tё papёrgjegjshme kanё kontribuar nё destabilizimin e gjendjes nё Kosovё.
Si e vleresoni vendimin e Kryesisë për suspendimin e opozitës në tërësi dhe mbajtjen e seancave në sallë të improvizuar?
Mbajtja e seancave jo vetёm qё po bёhet nё sallё tё improvizuar, por po improvizohet edhe jeta parlamentare, qё e dёmton atё si dhe demokracinё. Kёto veprime paraqesin rrёshqitje tё mёtejme nё krizё politike si pasojё e mungesёs sё dialogut politik. Prandaj, legjitimiteti demokratik duhet tё rifitohet me mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme. Asnjё nga kёto vendime nuk kanё legjitimitet demokratik.
Sa janё legjitime vendimet qё merren nё sallёn e improvizuar pa opozitёn?
Këto vendime ose kanë legjitimitet, ose s’kanë. Mbledhjet e mbajtura dhe vendimet e marrura pa opozitën në situatën e krijuar paraqesin improvizim të një jete ‘normale’ parlamentare që në fakt, nuk është e tillë. Marrëveshjet e cekura e kanë shtyre Kosovën në krizë politike dhe atë të legjitimitetit demokratik. Prandaj, këtyre vendimeve u mungon, së paku, legjitimiteti demokratik, edhe pse merren me shumicë të kualifikuar të deputetëve të koalicionit qeverisës. Sa më herët t’a kuptojë këtë ky koalicion, aq më e lehtë dhe e padhimbshme do të jetë zgjidhja. Sa më vonë të kuptohet, kriza do të jetë më e thellë.
A po e udhëheq në mënyrë të duhur Kuvendin kryekuvendari Kadri Veseli?
Unё zakonisht nuk flas pёr personalitete politike por pёr procese politike. Kriza nuk ёshtё shkaktuar nga udhёheqja apo mos-udhёheqja e duhur tё seancave nga ana e kryetarit tё Kuvendit. I kam vlerёsuar pёrpjekjet e tij pёr tё ç’tensionuar situatёn dhe thirrjet qё tё gjindet zgjidhje politike tё krizёs. Megjithatё, duket se ёshtё gjendur para presionit tё partnerёve tё koalicionit pёr tё mbajtur seanca si dhe, kam pёrshtypjen se ka ndier qё opozita me veprimet e saj po e cenon prestigjin e tij. Kёto dy gjёra kujtoj se kanё ndikuar qё ai tё heqё dorё nga roli i tij dhe qёndrimi i tij fillestar si udhёheqёs i paanshёm dhe qё nё esencё ka pasur domethёnien e ruajtjes sё integritetit tё Kuvendit, nё njё qasje e cila e ka bёrё Kuvendin tё jetё poligon policor. Natyrisht, se edhe grupet parlamentare kanё rol tё madh sepse ato marrin vendimet brenda Kryesisё sё Kuvendit.
Po mendimi juaj për arrestimin e deputetëve, kur kanë imunitet ligjvënësit?
Pёr sa i takon arrestimit tё deputetёve, unё konsideroj se ata gёzojnё imunitet nga ndjekja kur veprojnё si pёrfaqёsues tё popullit. Ata qё e arsyetojnё arrestimin e deputetёve thojnё qё sipas vendimit tё Gjykatёs Kushtetuese, deputetёt kanё vetёm imunitet funksional. Nё rregull. Por mё lejoni ta interpretoj mё tej se çka do tё thotё kjo ‘imunitet funksional: Sipas vendimit tё Gjykatёs Kushtetuese, jeta dhe veprimtaria e deputetёve ndahet nё dy rrafshe: si persona privat dhe si pёrfaqёsues tё popullit. Pra, imuniteti funksional d.m.th se imuniteti nuk vlen nёse deputeti e shkel ligjin nё cilёsi tё personit privat, por gёzon imunitet tё plotё si pёrfaqёsues i popullit. Vendimi i Gjykatёs Kushtetuese nuk parasheh situata kur deputetёt pёrdorin mjete tё palejueshme si pёrfaqёsues tё popullit.
Si i shihni veprimet e opozitës kosovare?
Tani, hedhja e gazit lotsjellёs ёshtё mjet i palejueshёm, por se deputetёt e opozitёs bёjnё kёtё nё cilёsinё e pёrfaqёsuesve tё popullit, kjo s’ka dyshim, sepse kundёrshtimi i Asociacionit dhe i Demarkacionit mbёshtetet nga mё shumё se 200,000 nёnshkrime, dhe deputetёt pikёrisht pёrfaqёsojnё kёto 200,000 nёnshkrime tё qytetarёve, edhepse kёtё po e bёjnё me mjete qё jaё jokonvencionale dhe qё nuk lejohen me ligj. Por sёrish po e them, nё interpretimin e saj tё imunitetit tё deputetёve, Gjykata kushtetuese nuk ka paraparё pёrdorimin e kёtyre mjeteve dhe prandaj, duke qenё se me hedhje tё gazit lotsjellёs po kundёrshtohen marrёveshjet e cekurё, deputetёt po e bёjnё kёtё si pёrfaqёsues tё popullit, pёrkatёsisht tё 200,000 qytetarёve tё nёnshkruar nё peticion. Do tё ishte urgjente qё Gjykata supreme e Kosovёs tё bёjё interpretim tё vlefshmёrisё sё vendimit tё Gjykatёs Kushtetuese nё raport me rastet e deputetёve tё arrestuar, nё mёnyrё qё tё mos ndodh persekutim i opozitёs nga shteti, sepse shteti duhet tё jetё akter i paanshёm nё kёtё konflikt politik nё mes tё opozitёs dhe qeverisё, e jo tё vëhet nё anёn e qeverisё.
Cila është zgjidhja për të dalë nga situata e krijuar, referendumi apo zgjedhjet?
Zgjidhja e kёsaj çёshtjeje nuk ёshtё e mundur mё referendum dhe qytetarёt nuk kanё kohё tё presin nё kёtё ankth politik derisa tё arrihet marrёveshja pёr referendum. Poashtu, ёshtё joreale qё tё pritet zgjidhja e çёshtjes sё Asociacionit me referendum. Prandaj, zgjidhja e vetme racionale e mbetur politike janё zgjedhjet e parakohshme, qё do tё rezultojnё nё dy rezultate tё mundshme:
-Ri-lidhje e koalicionit qeverisёs PDK-LDK nё bazё tё pёrqindes sё votave tё fituara nga tё dyja partitё
-Ndёrrim i konstelacionit tё forcave politike dhe ndryshim i Qeverisё.
Nё rastin e parё, ky koalicion do tё rilegjitimohej, Marrёveshja e Asociacioit do tё zbatohej nё varёsi tё vendimit tё Gjykatёs kushtetuese dhe opozita do tё kthehej nё jetёn normale politike duke hequr dorё nga stili aktual i opozitarizmit, kurse pёrvoja e krijuar gjatё kёtij viti, tё shpresojmё se do ta bёnte shumicёn parlamentare tё sllet nё mёnyrё mё tё pёrgjegjshme. Nё rastin e dytё, marrёveshja pёr asociacionin do tё binte dhe nuk do tё zbatohej.
Për fund, çfarë parashihni të ndodh në skenën politike kosovare në vitin 2016?
Besoj se do tё mbahen zgjedhjet e parakohshme, do tё zgjedhet njё president/e nga njё shumicё e ri-legjitimuar me njё stabilitet tё shtuar politik. Kjo nё rastin nёse ka pjekuri politike dhe nёse partitё e koalicionit qeverisёs ngrihen mbi situatёn dhe hapin rrugё pёr zgjedhje tё reja, qё sipas meje, janё alternativa e vetme racionale e mbetur, pas shpenzimit tё papёrgjegjshёm tё alternativave tё tjera. /tesheshi.com/