Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Flet djali i Ukshin Hotit, Andini: cili do jetë misioni im politik nëse zgjidhem deputet

by te Sheshi
25/05/2017
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Flet djali i Ukshin Hotit, Andini: cili do jetë misioni im politik nëse zgjidhem deputet

18 vjet paslufte ende nuk di për fatin e babait të tij. I pakënaqur me mënyrën si është trajtuar tema e të pagjeturve, thotë se nëse fiton besimin e qytetarëve për të hyrë në Kuvend, si ligjvënës do mundohet që kjo çështje të ketë një qasje të re, pra të pagjeturit të jenë kusht për bisedimet me Serbinë.

Është ky Andin Hoti, djali i veprimtarit të shquar Ukshin Hoti. Ai në një intervistë për tesheshi.com flet për brengat që po ja shprehin qytetarët në prag të fushatës zgjedhore, poashtu për të ashtuquajaturin “koalicioni i luftës”, për kandidatët për kryeministër, e tema tjera.

Intervistoi: Blendi Gashi

Pse vendosët të aktvizoheni në politikë? Pse pikërisht me PDK-në, për ç’farë arsye? Ju kërkoi Kadri Veseli? Pse nuk ju bashkuar ndonjë partie tjetër?

I kam hyrë politikës me bindjen se mundem dhe kam çfarë t’i jap asaj. Në qoftë se angazhimi im vlerësohet, dhe në fakt pritja e kandidaturës po më bind gjithnjë e më shumë, do të përkushtohem me tërë qenien për t’i përfaqësuar denjësisht qytetarët dhe interesat e vendit. Në PDK kam aderuar në vitin 2012 dhe ka disa vite që mbaj pozitën e zv.kryetarit të Rinisë Demokratike. E kam zgjedhur këtë parti sepse ajo përfaqëson proviniencën time, të familjes time. Kryetari Veseli ka ofruar hapësirë dhe mbështetje të parezervë për një rol aktiv të të rinjve në politikë dhe kjo më bën edhe më të përkushtuar në projektin e tij.

Ju tashmë jeni kandidat i PDK-së për deputet. Ç’kontribut mund të jepni nëse fitoni besimin e qytetarëve?

Nisur nga përvoja me të rinjtë e PDK-së fokusi i angazhimeve të mia do të mbetet rinia. Por, do të angazhohem pandalshëm në çështje jetike si të pagjeturit, në mënyrë që ajo të bëhet kusht për bisedimet me Serbinë. Mendoj se nuk mund të ketë sukses një proces i cili mban peng fate njerëzish, i cili nuk manifeston paraprakisht vullnetin për tema të tilla humane.

Babai juaj Ukshin Hoti, vazhdon të konsiderohet i zhdukur. A do jetë fokusi juaj në Kuvend pikërisht çështja e të pagjeturve?

Fati i babait tim dhe i të pagjeturve të tjerë është peng i një politike të paqartë dhe manipulative, e cila ka vazhduar ta lëndojë lirinë tonë. Padyshim se kjo do të ishte tema më e rëndësishme për karrierën time nëse marr mbështetjen e qytetarëve për të hyrë në Kuvend. Jam i bindur se përkushtimi për të pagjeturit do të reflektojë qasje të re politike për të gjithë procesin e shtetndërtimit.

Ju tashmë edhe pse jo zyrtarisht keni nisur fushatën, ku çdo ditë takoni qytetarë. Cilat janë brengat e tyre që ju shprehin më shumë?

Fenomeni i korrupsionit duket se e ka dëmtuar shumë besimin e qytetarëve në institucione, besimin e tyre te politika dhe jam i bindur se kjo është brenga më e madhe. Patjetër se gjendja jo e mirë ekonomike si pasojë e papunësisë së lartë është problem, por kam përshtypjen se njerëzit janë më të revoltuar ndaj politikanëve dhe zyrtarëve abuzues, të cilët kanë shkaktuar zhgënjim dhe humbje të shpresës. Ne duhet ta ndryshojmë këtë realitet të hidhur, duhet t’i krijojmë perspektivë të rinjve, përndryshe pse të krenohemi që kemi shtet.

Si e keni parë ndërtimin e koalicionit parazgjedhor PDK, AAK, NISMA? A besoni se do të fitojë zgjedhjet?

Fitorja nuk diskutohet, sepse “Fillimi i Ri” është pikërisht ajo që i duhet sot vendit. Koalicioni veçsa e ka përforcuar këtë dhe e ka bërë më të sigurtë fuqinë e ndryshimeve pozitive. Vlerësimin për koalicionin e kam shprehur që në ditën e parë, por edhe pas kandidimit tim. Vlera më e madhe e këtij koalicioni nuk është vota, është unifikimi i faktorit politik që ka dalë nga lufta e UÇK-së.

Tre kandidatë janë në garë për kryeministër. A mund të thoni mendimin tuaj për Haradinajn, Hotin dhe Kurtin?

Më lejoni të shprehem me respekt për të tre, por unë besoj në kandidaturën që ka mbështetur partia ime.

Si pritni të shkojë fushata zgjedhore dhe dita e zgjedhjeve?

Uroj dhe besoj që gjithçka të shkojë mirë, me qetësinë e nevojshme dhe respektin për njëri tjetrin si kundërshtarë. Ne tashmë kemi dëshmuar kulturë të lartë zgjedhore dhe suksesin e arritur me standardin e zgjedhjeve të kaluara do të dëshiroja ta avancojmë edhe më shumë. Jam prej atyre që besojnë se Ballkani mund të bëhet Evropë.

Për fund, cili është mesazhi juaj për partitë në përgjithësi dhe qytetarët në prag të zgjedhjeve?

Të konkurrojmë mes vete me ide dhe vlera, të rivalizojmë njëri tjetrin por jo të luftojmë kundër njëri tjetrit, të përpiqemi për fitore por ta pranojmë me dinjitet vullnetin e qytetarëve. Kjo është demokracia dhe kjo është e bukura e pluralizmit politik. Do të dëshiroja që qytetarët t’i ndihmojnë demokracisë, e para duke votuar masivisht dhe me bindjen e tyre të lirë, por edhe duke e çmuar vlerën që ka vota e tyre. Sa më shumë rëndësi që ata i kushtojnë votës së tyre më 11 qershor, aq më cilësore dhe efektive do të jetë politika pas 11 qershorit. /tesheshi.com/

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Rama thyen kodin e veshjes në Bruksel, ia del të tërheqë vëmendjen

Rama thyen kodin e veshjes në Bruksel, ia del të tërheqë vëmendjen

NATO mirëpret Malin e Zi, Trump ankesa për buxhetin

NATO mirëpret Malin e Zi, Trump ankesa për buxhetin

Kandidati për kryeministër i Kosëvs “ngec” në Urën e Ibrit: kalimi i plotë pak më vonë

Kandidati për kryeministër i Kosëvs “ngec” në Urën e Ibrit: kalimi i plotë pak më vonë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni