Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Flet Andin Hoti, djali i veprimtarit të zhdukur (dhe të shquar pa dyshim) Ukshin Hoti: Ja pse shpresoj që babi të jetë gjallë

by te Sheshi
08/05/2015
in Intervista
Reading Time: 5 mins read
A A
Flet Andin Hoti, djali i veprimtarit të zhdukur (dhe të shquar pa dyshim) Ukshin Hoti: Ja pse shpresoj që babi të jetë gjallë

Nga Donat Maloku

11084135_775130562593755_1535292312688867225_oIshte data 16 maj e vitit 1999 kur veprimtari Ukshin Hoti kishte mbaruar afatin e vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh në burgun e Dubravës. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se Aleksandër Rakoçeviq kishte marrë vendim për lirimin e Ukshin Hotit, para se ai të zhdukej.  Në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb të dielën Hoti ishte nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë). Megjithatë, edhe 16 vite pas, zhdukja e tij mbetet .

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes debatoi gjatë për fatin e veprimtarit Ukshin Hoti dhe të zhdukurve të tjerë. Deputetët veprimtarin Hoti e vlerësuan një personalitet me dimensione të jashtëzakonshme intelektuale në fushën e vetëvendosjes së kombeve dhe zbardhja e zhdukjes së tij duhet të trajtohet si zhdukje e personaliteteve me përmasa botërore.

Portali mbarëkombëtar “Te Sheshi”, ka realizuar një bisedë me Andin Hotin, djalin e Ukshin Hotit, i cili ka treguar se kur ka takuar për herë të fundit babain e tij, për vizitat që i ka bërë si i vogël gjatë kohës sa ishte në burg, çfarë informatash ka familja, sa po bëjnë institucionet për zgjedhjen e personave të pagjetur dhe çështje të tjera.

Janë bërë 16 vjet nga zhdukja e babait tuaj, veprimtarit Ukshin Hoti. Pas kësaj kohe të gjatë çfarë informacione posedon familja ?

Siç dihet që nga data 16 maj 1999 babi është i zhdukur nga burgu i Dubravës. Që nga ajo kohë e deri më sot ne si familje kemi pranuar shumë informacione të ndryshme. Disa herë që babi është i vrarë mirepo mund të them që edhe dy herë më shumë informacione kemi pasur që babi është i gjallë dhe mbahet i burgosur në burgjet sekrete të Serbisë. Por të gjitha këto informacione nuk kanë qenë të vërtetuara dhe kanë rezultuar të pasakta. Prandaj, ne deri më sot nuk kemi mundur ta kemi një informacion të bazuar në ndonjë fakt.

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes zhvilloi debat për personat e zhdukur, me ç’rast u kërkuar të bëhet presion ndërkombëtar për gjetjen e të zhdukurve në mesin e të cilëve është edhe babi juaj. Si e vlerësoni këtë debat?

Së pari i jam mirënjohës iniciatorëve të peticionit si dhe të gjithë atyre që e kanë nënshkruar peticionin për këtë debat të sotit në Kuvend. Siç e dini, peticioni ka pasur mbi 11 mijë nënshkrime të cilët kërkojnë senzibilizimin dhe trajtimin me seriozitet më të madh të çështjes së Ukshin Hotit. Prandaj i falënderoj të gjithe nënshkruesit e peticionit të cilët na lehtësojne dhimbjet që ne kemi si familje. Deputetët e Kuvendit që sot kanë debatuar çështjen e të zhdukurve, shpresoj shumë që do ta trajtojnë me seriozitet të lartë dhe nuk do ta ndalin presionin edhe tek Serbia mirëpo edhe tek institucionet ndërkombëtare.

Dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se ish-drejtori i burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq, kishte marrë vendim për lirimin e Ukshin Hotit, para se ai të zhdukej.  A duhet bërë presion tek ky person që të tregoi se ku është dërguar veprimtari Hoti pasi është liruar nga burgu…?

Besoj që ish -rejtori i burgut Rakoçeviq, si dhe tre guardianët të cilët e kanë përcjellë babin deri jashtë burgut të Dubraves mund të dijnë shumë për fatin e tij, prandaj edhe duhet të kërkohet një shpjegim nga ana e tyre. Mirëpo fatin e babit duhet ta dijnë edhe institucionet e Serbisë, prandaj edhe ndaj tyre duhet të jetë një presion më i madh nga ana e jonë si dhe nga ana e ndërkombëtarëve.

A do të bëni presion si familje tek ndërkombëtarët por edhe tek institucionet vendore që brenda një kohe të  marrin informacione të sakta tek ish drejtori i burgut, i cili është ende gjallë, se me urdhër të kujt e ka liruar atë të diele babain tuaj dhe ku e kanë dërguar…?

11221301_775129542593857_5666215277316988838_n

Ne si familje kemi bërë shumë herë presion tek ndë dhe institucionet tona, por nuk do t`i ndalim asnjëherë deri të zgjidhet fati i babit. Halla ime ka pasur shumë takime me ndërkombëtarë dhe vendorë për këtë çështje. Mirëpo, shpresoj që tani pas gjithë këtyre ngjarjeve, fati i babit do të merret më seriozisht dhe presioni nuk do të ndalet as prej institucioneve tona tek ato të Serbisë.

Sa kanë bërë institucionet e vendit për personat e pagjetur.  A duhet të kushtëzohen bisedimet me Serbinë me gjetjen e personave të zhdukur?

Institucionet tona nuk kanë bërë aq sa duhet për fatin e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, ku përfshihet edhe babi im. Prandaj mendoj që kjo çështje duhet jetë primare sepse kanë kaluar shumë vite dhe dhimbja tek familjaret, po ashtu edhe tek i gjithë populli i Kosovës është i madh. Une mendoj që Kosova duhet ta ngrejë çështjen e të pagjeturve në bisedimet me Serbinë dhe duhet insistuar që kjo gjendje të përfundoj njëherë e përgjithmonë.

Në opinion kanë rrjedhur informacione të ndryshme se Ukshin Hoti mund të jetë në ndonjërin prej baseneve në burgun e Dubravës, por ky informacion s’u konfirmua asnjëherë. Çfarë mund të na thoni?

Mendoj që çdo informacion që mund të ketë dikush, duhet ta drejtoj atë tek institucionet përkatëse siç është Komisioni Qeveritar për të Zhdukur por edhe tek ne familja. Informacionet të cilat nuk janë të vërtetuara nuk mendoj që duhet të bëhen mediatike derisa ato të kenë një bazë të fortë për dyshim.

 Zhdukja e babait tuaj mbetet mister prej vitesh. A besoni se është gjallë …?

Po, unë besoj shumë që babi është gjallë dhe këtë shpresë nuk do e largoj asnjëherë derisa të vërtetohet e kundërta e saj.

Çfarë kujtoni nga babai juaj… Na tregoni sa vjeç keni qenë dhe si e kujtoni atë kohë?

11227532_775124579261020_7797980571208590599_n

Në burgosjen e fundit të babit në vitin 1994, unë kam qenë 7 vjeç dhe mbaj mend tmerrin që kemi përjetuar nga policia serbe gjatë kontrollit të shtëpisë që kanë bërë. Pastaj, së bashku me axhën tim tashmë deshmor i kombit Ragip Hotin, si dhe hallën Myrvete çdo muaj e kam vizituar babin në burgje të ndryshme të Kosovës (Dubravë, Prizren, Lipjan, Nish, Mitrovicë të Sremit etj.), dhe herën e fundit që e kam vizituar ka qenë fundi i vitit 1998 në një burg në Mitrovicë të Sremit në Serbi. Mbaj mend që nuk na lejonin të flisnim shqip si dhe kontakti ka qenë i pamundur, për shkak të grilave që na ndanin gjatë vizitës.

Na flisni pak për familjen tuaj… dhe personalisht për ju, çfarë shkollimi keni, punën…?

10931026_775126785927466_1528473155644427047_n

Unë 12 vitet e para të jetës i kam kaluar në fshatin tim, Krushë e Madhe, pastaj gjatë luftës kemi qenë për një kohë në Zvicër si refugjat deri më 2002, ndërsa që 13 vite jetoj në Prishtinë së bashku me nanën Sevdijen si dhe motrën Brisildën.

Shkollën e mesme e kam përfunduar në shkollën “Xhevded Doda”, si dhe kam të përfunduar Fakultetin Ekonimik dega Menaxhment dhe Informatikë. Tani jam në Master në Menaxhment. Punoj si udhëheqës i Divizionit të IT-së në Ministrinë e Integrimit Europian. /tesheshi.com/

Related Posts

Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!
Intervista

Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!

16/01/2025
Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!
Intervista

Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!

15/01/2025
Next Post
SPECIALE/ Numra interesantë dhe të pavdekshëm

SPECIALE/ Numra interesantë dhe të pavdekshëm

Raporti/ Luftrat e konfliktet gjatë vitit 2014, kanë shkaktuar zhvendosjen e 38 milionë njerëzve në të gjithë botën

Raporti/ Luftrat e konfliktet gjatë vitit 2014, kanë shkaktuar zhvendosjen e 38 milionë njerëzve në të gjithë botën

Hashim Thaçi: Jemi pranë hapit të parë drejt BE-së

Hashim Thaçi: Jemi pranë hapit të parë drejt BE-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni